Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë.
Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër klasa do të bëhet nga Ministria e Arsimit.
Nxënësit e klasave të nënta të shkollës fillore “Emin Duraku” në kryeqytet, tashmë kanë filluar t’i bëjnë përgatitjet e fundit për t’iu nënshkruar Testit të Arritshmërisë. Përderisa tregojnë dilemat e tyre për lëndët e caktuara.
“Kam mbërri shumë mirë me këtë test. Kam filluar që herët me u përgatit për këtë test duke I marrë testet e Arritshmërisë së vjetra të vitit 2021-2022 duke ushtruar në pyetje të ndryshme që përafërsisht kanë thënë që do të jenë të ngjashme si testet e kaluara”, ka thënë nxënësja Poema Rexha.
Kurse nxënësi Blendi Salihu, ka thënë se lëndët me sfiduese për të janë Fizika, Kimia.
“Me Testin e Arritshmërisë jam duke u përgatitur më shumë por edhe duke hulumtuar, studiuar e duke mësuar. Lëndët me sfiduese për mua janë Fizika, Kimia por që edhe për këto jam duke u bërë gati”, ka thënë ai.
Mirëpo njësoj si vitet paraprake, edhe këtë vit testet e të gjitha lëndëve tashmë janë publikuar nëpër rrjete sociale.
Drejtori i shkollës Emin Duraku, thotë se kjo praktikë është lajm i keq për institucionet dhe shoqërinë tonë.
“Personalisht iu kam kushutu rëndësi performacës së nxënësve në shkollë, organizimit tëtestit të brendshëm, kur shembull ka pas rast një nxënës ka pas një rezultat të ulët në lëndë të caktuar në testin e brendshëm ndërsa në test të Arritshmërisë ka rezultu me pikë maksimale. Kjo ka qenë një lloj dallim i madh në vlerësim se si ka ardhur te vlerësimi apo te kopjimi ajo është diçka tjetër nuk është çështje e imja. Unë mendoj që matja e diturisë është e domosdoshme që fëmijët të selektohen se në cilat profile të anojnë, por uroj që këtë vit forma e organizimit të jetë më i rreptë, më e kujdesshme dhe mos të ketë kopjime. Kemi pas raste kur nxënësi vjen në shkollë dhe gjatë kontrollit i gjejmë 3 telefona në trupin e tij që do të thotë e ka të ngulitur që duhet patjetër me kopju”, ka thënë Duraku.
Të keqmenaxhueshëm këtë testim në vazhdimësi po e shohin edhe njohësit e çështjeve arsimore, përderisa kërkojnë një riadministrim të saj.
“Nëse Testi i Maturës ka shumë shpërdorime, imagjino sa shumë shpërdorime është testi i Arritshmërisë që ka shumë ma pak vëmendje e që në fund të ditës prapë i njëjti shërben si kriter për regjistrim. Pra, një nxënës atje me një notë mirë nga shkollimi paraprak shumë lehtë me një manipulim të Test të Arritshmërisë mund të rankohet dhe të regjistrohet në Gjimnazi, përkundër që i njëjti në mënyrë jo meritore është aty. Nëse vendoset që Testi i Arritshmërisë të jetë kriter vlerësues, atëherë nevojitet një riadministrim i tij, pra, një rigorozitet i barabartë për të gjithë, jo rigorozitet selektiv”, ka thënë Rinor Qehaja, ekspert i arsimit.
Këtë vit vendosja e nxënësve në klasë do të bëhet nga Ministria e Arsimit.
“Nxënësit që kanë telefon në test edhe nëse nuk e përdorë fare, është i obliguar ta largoj nga testi edhe nxënësi që largohet nga testi e nuk e ka rezultatin në lëndët e caktuara dhe sigurisht nuk mund të regjistrohet në drejtimet ku i kanë preferencat. Kështu që është mirë që fare mos t’i marrin telefonat që mos të largohen nga testi”, ka thënë Fatmir Elezi, udhëheqës i Divizionit për Vlerësim në MASHT.
Këtë vit, në ditën e parë janë lëndët e gjuhës amtare, gjuha angleze dhe shkencat shoqërore, më 25 qershor, ndërsa ditën e dytë, matematik, informatika dhe shkencat natyrore më 28 qershor. Këtij testimi pritet t’i nënshtrohen mbi 23 mijë semi-maturantë, raporton televizioni publik.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë