Prodhuesit vendor në Kosovë janë ankuar për mungesë të përkrahjes nga ana e Qeverisë. Të njëjtit, kanë kërkuar nga shteti që t’i marrë më shumë parasysh prodhuesit vendor, dhe t’i stimulojë me masa më të favorshme.
Përfaqësues të bizneseve kanë theksuar se ka rritje të prodhimit në vend, mirëpo jo edhe mbështetje ekzekutivi. Stimulimi me subvencione, apo masa të tjera është duke munguar nga ana e qeverisë tek prodhuesit vendor.
Menaxheri i fabrikës për prodhimin e transformatorëve, Andi Selimi derisa ka konsideruar se këto panaire janë të rëndësishme për të promovuar biznesin e tyre dhe shkëmbyer ide me të tjerët, është shprehur se presin më shumë ndihmë nga qeveria.
Madje, në disa raste, ai thotë se po harrohen nga vet shteti, duke përmendur këtu një grant nga Ministria e Industrisë, Tregtisë, dhe Ndërmarrësisë, të cilët nuk kanë mundur të marrin pjesë për shkak të kodit.
“Në vitin e kaluar ka rritje të prodhimit, ka edhe kërkesa më shumë. Ne jemi prodhuesit e vetëm në Kosovë që prodhojmë transformator. Fabrikën e kemi në Janjevë. Mbështetje të Qeverisë nuk është se kemi pas diçka konkrete. Kemi marrë pjesë në disa grante, mirëpo nuk është se kemi pas ndonjë përkrahje të drejtpërdrejt nga qeveria… Na kish ndihmuar një subvencionim i ministrisë, si për makineri të reja, si për prodhime të reja që të bëjmë ne, të rrisim numrin e punëtorëve, besoj se kish ndikua edhe në eksport me neve.
Ne kemi bërë edhe eksport në Shqipëri, Maqedoni dhe Suedi. Ne është hera parë që marrim si ekspozues në panair në Kosovë, besoj se do të këtë ndikim të madh tek njerëzit që janë të interesuar të blejnë transformator dhe që me pa se ka prodhues edhe në Kosovë. Sa i përket granteve, neve tani për tani prej MINT po na penalizon kodi jonë që e kemi 27/11 si prodhues të transformatorëve, ndërsa në MINT është prej kodit 10 deri në 25 dhe po diskualifikohemi, pasi e kemi kodin me numër 27… Nuk e di nëse edhe qeveria e dinë që ka prodhues të transformatorëve në Kosovë, mirëpo shtimi i këtij kodi na kish ndihmuar”, tha Selimi.
Se duhet të ndihmohen më shumë bizneset e thotë edhe përfaqësues i një kompanie me shirita ngjitës në Kosovë, i cili prodhon mbi 50 lloje të shiritave dhe ngjitës, Martir Demiri.
Madje, Martir Demiri thotë se sfidë është edhe mungesa e fuqisë punëtore pas liberalizimit të vizave.
“Ne kemi filluar vitin e kaluar të prodhojmë, sivjet shihet se ka rritje dukshëm të kërkesave dhe klientëve. Sigurisht se duhet të përkrahet prodhuesi vendor që të mundemi edhe në t’i kontribuojmë vendit tonë. Eksportojmë në Itali, Francë, Gjermani dhe Zvicër. Panairi shërben për të krijuar kontakte të reja, të njihemi njëri me tjetrën dhe ka vlerat e tjera…është hera dytë që marrim pjesë në panair në Kosovë. Ka ndikuar liberalizmi vizave që të kemi mungesë të punëtorëve”, tha ai
I pranishëm në panair ishte edhe menaxheri rajonal në Yildirim Group, Cemil Acar, i cili ka theksuar se janë duke bërë investime në Ferronikel në mënyrë që të fillojnë sa më shpejtë me prodhim. Ai ka thënë se kanë bërë investime për prodhimin e energjisë së gjelbër në mënyrë që të ulet kostoja e po ashtu edhe për të ndihmuar në reduktimin e emetimeve në atmosferë sa i përket nevojës për dioksid karboni.
“Ne po planifikojmë të hyjmë në prodhim pasi të gjitha këto investime të përfundojnë deri në fund të vitit dhe së shpejti do të fillojmë të krijojmë vlerë për komunitetin. Ndërsa kostoja jonë e prodhimit tonë varet kryesisht nga çmimi i energjisë elektrike. 30%, 40% e kostos është energjia elektrike. Pra, për të pasur një prodhim të qëndrueshëm me kosto të ulët, duhet të ulim koston. Për ta bërë këtë, ne kemi nevojë për furnizim të lirë elektrik të përballueshëm, i cili mund të bëhet vetëm nga burimet alternative si energjia diellore, energjia e erës, ndoshta edhe nga hidrocentralet.
Pra, duke bërë atë investim, ne po planifikojmë të ulim koston ndjeshëm në gjysmë, ndoshta më pak se gjysmë, në mënyrë që edhe në kushtet e këqija të tregut, të vazhdojmë prodhimin dhe të kemi një krijim të qëndrueshëm vlerash për komunitetin”, thotë Acar.
Ndërsa ka shtuar se së fundmi kanë zhvilluar një takim me kryeministrin, Albin Kurti, derisa e ka vlerësuar si takim të frytshëm, pasi sipas tij, qeveria është zotuar se do të japin mbështetje Ferronikelit ditëve në vijim./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
PostCHAT ju pret!
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje