Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Një kërkesë e tillë u bë edhe më e zëshme, si kushtëzim për Republikën për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
E sipas profesorit amerikan të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Charles Kupchan nisma për themelimin e Asociacionit, është e rëndë për Qeverinë kosovare.
“Mendoj që vendimi për përgatitje dhe implementimin e Asociacionit është vendim i rëndë dhe i dhimbshëm për Qeverinë e Kosovës. Është, siç themi ne në SHBA, sikur të nxjerrësh dhëmbin. Është i dhimbshëm, njerëzit nuk duan ta bëjnë. Çfarë shohim këtu është që BE-ja, Këshilli i Evropës krijojnë nxitje për të bërë ato vendime të rënda, duke ofruar levë politike, që Kurti të thotë se nëse duam pranimin në Këshillin e Evropës, duhet të bëjmë këtë”, ka deklaruar ai, për tëvë1.
Sipas tij, faktori ndërkombëtar do veprojë ngjashëm edhe ndaj Serbisë, duke rritur presionin për ta pranuar Marrëveshjen e Ohrit.
“Taktikë e njëjtë do të përdoret edhe ndaj Serbisë. Marrë parasysh që kemi marrëveshje të gatshme, Marrëveshjen e Ohrit, marrë parasysh sa zor ka qenë që të shtyjnë Serbinë dhe Kosovën të lëvizin drejt implementimit të marrëveshje, shohim BE-në, Këshillin e Evropës, të shfrytëzojnë levën që të shtyjnë këtë proces të normalizimit përpara. Mendoj që këto janë çështjet për të cilat Evropa mund ta shtyjë Vuçiqin” , tha ai.
E pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, Milan Radoiçiq ende po vazhdon të mbetet i lirë.
Profesori amerikan vlerëson se sjellja para drejtësisë të Radoiçiq do të marrë kohë.
“Të dy palët, të dy qeveritë, kanë shumë punë për të bërë, pajtime për të bërë. Duhet të shohim Serbinë të bëjë më shumë, që të kërkojë llogari nga ata që kanë qenë përgjegjës për akte të dhunës, dhe për aktivitete tjera ilegale. Kjo është pjesë e procesit afatgjatë, për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë drejt marrëveshjes finale dhe për t’u bërë presion palëve të marrin vendime të vështira.”
Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka ripërsëritur kërkesën ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ta dorëzojë Milan Radoiçiq para organeve të drejtësisë në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje