LAJMI I FUNDIT:

Mitsubishi zbulon pamje nga minifurgoni i ri

Mitsubishi zbulon pamje nga minifurgoni i ri

Mitsubishi mund të jetë duke shtuar një minifurgon në linjën e tij.

Imazhe të publikuara së fundmi pretendojnë se prodhuesi japonez i automjeteve është duke përgatitur një version prodhimi të konceptit D:X që zbuloi tetorin e kaluar, përcjell Telegrafi.

Ai thuhet se është një nga automjetet më të forta të markës.


Mark Chaffin, CEO i Mitsubishi Motors në Amerikën e Veriut, tha se do të prezantojë dy modele krejtësisht të reja në segmente “në të cilat kompania aktualisht nuk konkurron”.

Por, nuk e konfirmoi nëse një nga dy modelet e reja do të jetë version prodhimi i D.X.

D:X është një minifurgon për gjashtë persona me një sistem motorik hibrid plug-in dhe një sistem të lëvizjes me të gjitha rrotat. /Telegrafi/