LAJMI I FUNDIT:

Kandidati për eurodeputet me origjinë shqiptare, Muharrem Salihu merr mbështetje në Itali

Kandidati për eurodeputet me origjinë shqiptare, Muharrem Salihu merr mbështetje në Itali

Ish-eurodeputetja Emma Bonino, kryetare e +Evropa ka thënë se nuk përbën ndonjë habi mbështetja që i kanë dhënë kandidatit për deputet në Parlamentin Evropian, Muharrem Salihu, i cili është me profesion filantrop dhe ka origjinë shqiptare.

Bonino në një intervistë për News24 tha se shqiptarët janë një komunitet me të cilin kanë krijuar marrëdhënie shumë miqësore dhe që siç u shpreh ajo Salihu ka edhe nënshtetësi italiane.

“Besoj se mesazhi që duhet të japim është se ne jemi thellësisht evropian, që mendojmë se është e rëndësishme, d.m.th të zhbllokojmë këtë situatë që është e paralizuar”, tha Bonino.

Ndryshe, Muharrem Salihu është një sipërmarrës i suksesshëm, i dedikuar edhe ndaj kauzave shqiptare.

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Lexo po ashtu Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Jeton në Itali prej mbi 30 vite dhe ka përjetuar nga afër vështirësitë e diskriminimit, por edhe mundësitë e një vendi mikpritës që beson në integrimin evropian si Italia.

Beson fuqishëm në afrimin e Ballkanit Perëndimor me Evropën, për të siguruar prosperitet, zhvillim ekonomik dhe demokraci.

Angazhohet të sjell zërin e minoriteteve në Evropë me synimin për të adresuar padrejtësitë e kësaj shoqërie, për të reduktuar diskriminimin dhe pabarazitë socio-ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria nis hetimet ndaj Përparim Ramës për shkelje në tenderin e komunës

Prokuroria nis hetimet ndaj Përparim Ramës për shkelje në tenderin e komunës

Lajme
Paraqitja e Nasim Haradinajt në media, Gjykata Speciale ia jep paralajmërimin e fundit

Paraqitja e Nasim Haradinajt në media, Gjykata Speciale ia jep paralajmërimin e fundit

Drejtësi
Ramadani: Ivan Stoilkoviq është një nga rrezikuesit e paqes në Ballkan, nuk duhet të jetë ministër në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Ramadani: Ivan Stoilkoviq është një nga rrezikuesit e paqes në Ballkan, nuk duhet të jetë ministër në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Lajme
Heqja e masave sanksionuese ndaj Kosovës, Kurti: Nuk spekuloj mbi spekulime

Heqja e masave sanksionuese ndaj Kosovës, Kurti: Nuk spekuloj mbi spekulime

Lajme
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Dalin pamjet nga tuneli i Llogorasë, hapet më 5 korrik

Dalin pamjet nga tuneli i Llogorasë, hapet më 5 korrik

Lajme
Kalo në kategori