LAJMI I FUNDIT:

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Kryeministri sllovak, Robert Fico u qëllua dhe u plagos të mërkurën, duke u bërë lideri i fundit evropian që u bë objektivi i një atentati.

Mediat sllovake thanë se atentatori ishte një burrë 71-vjeçar, por motivi nuk ishte i qartë, përcjell Telegrafi.

Dhe ndërsa tentativat për vrasjen e liderëve në Evropë kanë qenë relativisht të rralla gjatë 50 viteve të fundit, një numër politikanësh të shquar evropianë kanë qenë objektiva të sulmeve në dekadat e fundit.


Më poshtë janë disa nga rastet e profilit të lartë:

Anna Lindh, 2003

Ministrja e Jashtme suedeze dhe politikania kryesore socialdemokrate Anna Lindh u plagos për vdekje në një goditje me thikë në një dyqan në qendër të Stokholmit në shtator të vitit 2003. Sulmuesi u kap dy javë më vonë dhe u dënua me burgim të përjetshëm, përcjell Telegrafi.

Zoran Gjingjiq, 2003

Kryeministri serb Zoran Gjingjiq u vra në mars të vitit 2003, në Beograd, Serbi. Gjingjiq vlerësohej si një politikan properëndimor që kishte udhëhequr rrëzimin e autokratit Slobodan Millosheviq në vitin 2000.

Atentati ndaj kryeministrit sllovak - njerëzit po e krahasojnë me vrasjen që shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore
Lexo po ashtu Atentati ndaj kryeministrit sllovak - njerëzit po e krahasojnë me vrasjen që shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore

Zhak Shirak, 2002

Presidenti francez Zhak Shirak i mbijetoi një atentati në korrik të vitit 2002, pasi një sulmues qëlloi me një plumb në drejtim të tij.

Pim Fortuyn, 2002

Një politikan i njohur holandez i cili ishte kritik ndaj imigracionit dhe Islamit, Fortuyn u vra në maj të vitit 2002, nëntë ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Ai u qëllua dhe u vra nga një aktivist për të drejtat e kafshëve.

Wolfgang Schauble, 1990

Politikani gjerman, Wolfgang Schauble mbeti pjesërisht i paralizuar pasi u qëllua tri herë në një ngjarje të fushatës zgjedhore vetëm disa ditë pas ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990. Ai vazhdoi të shërbejë si anëtar i parlamentit gjerman edhe për shumë vite të tjera. Ai vdiq vitin e kaluar.

Olof Palme, 1986

Kryeministri suedez socialdemokrat Olof Palme u vra në një rrugë në qendër të Stokholmit në shkurt të vitit 1986 teksa po shkonte në shtëpi me gruan e tij pas një mbrëmjeje në një kinema. I dyshuari, i cili u dënua në vitin 1988, u shpall i pafajshëm në apel.

Margaret Thatcher, 1984

Kryeministrja britanike Margaret Thatcher, e quajtur “Zonja e Hekurt”, i shpëtoi për pak një shpërthimi të madh në një hotel ku ajo po qëndronte në Brighton, Angli. Një bombë ishte vendosur në hotel përpara konferencës së Partisë Konservatore nga anëtarë të Ushtrisë së Përkohshme Republikane Irlandeze (IRA). Pesë persona u vranë nga shpërthimi.

PAPA Gjon PALI II, 1981

Papa me origjinë polake u qëllua në sheshin e Shën Pjetrit në zemër të qytetit të Vatikanit në maj të vitit 1981. Duke pësuar dy plagë me armë zjarri, ai mbijetoi dhe disa vite më vonë sulmuesi i tij kërkoi dhe iu dha falja nga presidenti italian Carlo Ciampi.

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit
Lexo po ashtu Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Aldo Moro, 1978

Ish-kryeministri dhe presidenti i kristiandemokratëve të Italisë, Aldo Moro u rrëmbye nga anëtarët e grupit militant të ekstremit të majtë Brigadat e Kuqe në mars të vitit 1978, të cilët kërkuan lirimin e të burgosurve në këmbim të lirimit të tij. Rreth dy muaj më vonë, ai u gjet i vdekur në bagazhin e një makine.

Luis Carrero Blanco, 1973

Menjëherë pasi u bë kryeministër spanjoll në vitet e fundit para vdekjes së diktatorit të krahut të djathtë Francisco Franco, Luis Carrero Blanco u vra në një bombë në një rrugë në Madrid nga grupi militant nacionalist bask ETA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Evropa
Vishnin kostumin e ariut dhe sulmonin veturat e tyre - arrestohen katër persona në Los Angeles

Vishnin kostumin e ariut dhe sulmonin veturat e tyre - arrestohen katër persona në Los Angeles

Amerika
Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se dëmtimi i kabllove nënujore ishte “sabotim”

Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se dëmtimi i kabllove nënujore ishte “sabotim”

Evropa
FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit

FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit

Evropa
Kalo në kategori