LAJMI I FUNDIT:

Bëhet virale krijimtaria e artistit kinez “Shkallët drejt Parajsës”

Bëhet virale krijimtaria e artistit kinez “Shkallët drejt Parajsës”

Videoja që tregon krijimtarinë e një artisti kinez është bërë virale në rrjete sociale.

Klipi shfaq shkallë që ndriçojnë dhe shkojnë drejt qiellit.

Sipas përdorueses Juanita Broaddrick krijimtaria quhet “Shkallët drejt Parajsës” dhe janë krijuar nga artisti Cai Guo-Qiang si përkujtim për gjyshen e tij të vdekur, përcjell Telegrafi.


Bëhet e ditur se “shkallët” janë ndërtuar me tela bakri dhe barut dhe janë 502 metra të gjata.

Siç raportohet, kjo ka qenë përpjekja e tretë e Cai për të realizuar veprën e tij.

Përpjekja e parë ishte në vitin 1994 por u prish nga erërat e forta. Tjetra ishte në vitin 2001, mirëpo ajo iu anulua nga autoritetet në Shangai shkaku i sulmeve të 11 shtatorit.

“Mbresëlënëse, çfarë shfaqje”, shkroi një përdorues.

“Krijimtaria në kulmin e saj”, shkroi një tjetër. /Telegrafi/