LAJMI I FUNDIT:

RAMON

RAMON

Nga: Laurie Anderson
Përkthimi: Fadil Bajraj

Mbrëmë i prita engjujt
Të gjithë këndonin këngë të ndryshme
Tingëllonin si të ishin goxha shumë barkositësish
Duke kositur barin tim
Dhe yjtë
xixëllonin anembanë qiellit
Ishin dredhka që rrotulloheshin
Rrotulloheshin në natën e thellë të kaltër.

Dhe befas pa asnjë arsye
Mënyra si engjujt e braktisën tokën
Ata ikën në njëfarë dredhe
Udhëtonin me shpejtësinë e zërit.


Dhe kur desha të ik
Derisa u ktheva të nisem
Pashë një njeri që kishte ra
Rrinte shtrirë me shpinë në borë.

Disa njerëz ecin në ujë
Disa njerëz ecin në xhama të thyer
Disa sall sillen rreth’m’rreth
në ëndrrat e tyre
Disa sall vazhdojnë të rrëzohen.

Prandaj kur e shihni ndonjë njeri të thyer
Merreni për krahu e ndihmojeni
E kur të shihni ndonjë grua të thyer
Merreni të tërën në duart tuaja
Ngase ne nuk e dimë se nga vijmë
Nuk e dimë se ç’jemi.

Prandaj kur e shihni ndonjë njeri të thyer
Merreni për krahu e ndihmojeni
E kur të shihni ndonjë grua të thyer
Merreni të tërën në duart tuaja
Ngase ne nuk e dimë se nga vijmë
Nuk e dimë se ç’jemi.

E ti? Ti je askushi
E ti? Ti po rrëzohesh
E ti? Ti po udhëton
Po udhëton me shpejtësinë e dritës.

E ti? Ti je askushi
E ti? Ti po rrëzohesh
E ti? Ti po udhëton
Po udhëton me shpejtësinë e dritës.