LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë në mungesë kundër tre personave për krime lufte

Aktakuzë në mungesë kundër tre personave për krime lufte

Prokuroria Speciale, ka ngritur sot aktakuzë në mungesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tre të pandehurve të nacionalitetit serb, me inicialet L.Č., P.B dhe M.I.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri L.Č., në cilësi të personit zyrtar-Drejtor i burgut të Qarkut në Prishtinë, gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, përkatësisht luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe në paralelen në Lipjan, në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të këtyre burgjeve, në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘’Krime Lufte Kundër Popullatës Civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së, e inkriminuar tani sipas nenit 144, 145, 146 dhe 147 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, të pandehurit P.B dhe M.I., në cilësinë e personave zyrtar-gardian të Burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, përkatësisht luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe në paralelen në Lipjan, në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të këtyre burgjeve, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Krime Lufte Kundër Popullatës Civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së, e inkriminuar tani sipas nenit 144, 145, 146 dhe 147 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Kalo në kategori