LAJMI I FUNDIT:

Dikur cilësohej si ‘Cristiano Ronaldo i ardhshëm’ – ish-legjenda e Man United tani ka mbetur pa ekip

Dikur cilësohej si ‘Cristiano Ronaldo i ardhshëm’ – ish-legjenda e Man United tani ka mbetur pa ekip

Ish-sulmuesi i Manchester United, Nani, ka mbetur pa ekip pasi i është shkëputur kontrata. Portugezi kaloi tetë sezone në ‘Old Trafford’, duke bërë 147 ndeshje aty ku shënoi 26 gola dhe regjistroi 43 asistime.

Nani ishte pjesë e ekipit të Manchester United që fitoi katër tituj të Ligës Premier dhe mposhti Chelsean në 2008 për të fituar Ligën e Kampionëve. Ai gjithashtu fitoi dy trofe të EFL Cup si dhe njëherë Kupën e Botës për Klube nën drejtimin e Sir Alex Ferguson.

Ferguson e transferoi Nanin nga Sporting Lisbona në moshën 20-vjeçari dhe shumë prej tifozëve pritën që ai të ishtë zëvendësuesi afatgjatë i Cristiano Ronaldos për shkak të ngjashmërisë që kishin në stilin e lojës.


Portugezi u largua nga Unitedi në vitin 2015 në drejtim të Fenerbahces dhe është ende aktiv në futboll, por që momentalisht ka mbetur pa ekip.

Aventura e tij e fundit ishte në Turqi tek ekipi i Adana Demirspor së bashku me ish-sulmuesin e Manchester Cityt, Mario Balotelli, por që së fundmi kishte njoftuar që kontrata e tij me ekipin turk ishte shkëputur me efekt të menjëhershëm.

“Do të doja të njoftoja që se e kam ndërprerë kontratën time me Adana Demirspor Kulubu me efekt të menjëhershëm. Do të doja t’i falenderoja tifozët për mbështetjen e tyre. Tani do të konsiderojë hapat e ardhshëm që do të marrë në karrierën time”, ka shkruajtur Nani në platformën X.

Nani me shumë mundësi do të tërheq interesim nga klubet amerikane këtë verë, që do të thotë se një rikthim i mundshëm në Angli momentalisht duket i pamundur./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League

"Familja më dërgonte nga 50 euro prej Prishtinës" - Curri tregon si nuk morri asnjë pagë gjashtë muajt e parë në Ukrainë

Ndërkombëtare
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Kalo në kategori