LAJMI I FUNDIT:

QMK: Dy persona me “katërçikletë” kanë dalë nga rruga në një përroskë

QMK: Dy persona me “katërçikletë” kanë dalë nga rruga në një përroskë

QMK ka njoftuar se dy persona duke drejtuar një katërçikletë, pasditen e sotme kanë rënë në një përroskë në rrugën Kodra e Diellit – Leshnicë. Nga aty thonë se aksidenti është raportuar pak pas orës 16:00 dhe menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një ekip i ndihmës mjekësore.

“Aksidenti është raportuar në orën 16:06 në numrin unik të emergjencës 112 në QMK. Nëpërmjet një konference në Stacionin Policor Kodra e Diellit është marrë njoftim se dy persona me një “katërçikletë” kanë dalë nga rruga në një përroskë. Me ta ishte edhe një person tjetër me katërçikletë, por ai nuk mund t’i shihte apo dëgjonte pasi u ngritën”, njofton QMK.

Për momentin nuk ka të dhëna për natyrën e plagëve, por nga sa mësohet ata janë transportuar menjëherë në spitalin më të afërt me automjet të Shërbimit të Urgjencës Mjekësore për të marrë mjekimin e duhur dhe në kohë për dëmtimet.