LAJMI I FUNDIT:

​Pushojnë hetimet ndaj tre zyrtarëve komunalë të Prishtinës, Rama e quan fitore të drejtësisë

​Pushojnë hetimet ndaj tre zyrtarëve komunalë të Prishtinës, Rama e quan fitore të drejtësisë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pushuar hetimet ndaj zyrtarëve komunalë Fadil Aliu, Vehbi Mujku dhe Valbona Makiqi, pasi këta të fundit u ndaluan nga Policia e Kosovës për shkak të ngritjes së kallëzimit penal nga Ministria e Drejtësisë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se hetimet janë pushuar me arsyetimin se nuk ekziston dyshimi se zyrtarët komunalë kanë kryer vepër penale për të cilën ata akuzohen.


“Shumë eksponentë politik tentuan të shfrytëzojnë këtë ndalim të padrejtë për kauzat e tyre politike, duke tentuar të njollosin imazhin e zyrtarëve tonë dhe për ta goditur qeverisjen tonë në kryeqytet. Por edhe në këtë rast sikur në rastin e stopimit të ndërtimit të Rrugës “Jim Xhema”, ata dështuan, drejtësia fitoi”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

Shefi i Personelit të Komunës së Prishtinës Fadil Aliu, ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale Vehbi Mujku dhe shefja e Njësisë së Shërbimeve Sociale në këtë qendër Valbona Makiqi, u arrestuan më 8 shtator 2023 nën dyshimet se kanë punësuar rreth 10 persona në mënyrë të kundërligjshme dhe se njërin prej tyre e kishin punësuar si menaxhere për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, përkundër faktit se nuk kishte plotësuar kushtet ligjore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Lajme
Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Lajme
Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Lajme
IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori