LAJMI I FUNDIT:

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës
Foto: Ilustrim

Qytetarët serbë të veriut të vendit kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për konvertimin e patentë shoferit të lëshuar nga strukturat ilegale serbe, në patentë shoferi të Republikës së Kosovës.

Ata, gjatë një bashkëbisedimi për KosovaPress, kanë bërë të ditur se të gjithë qytetarët të cilët mendojnë të jetojnë në Kosovë, duhet të pajisen me patentë shoferi zyrtar të Kosovës.

Mirosllav Llaketiq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, thotë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për konvertimin e patentë shoferëve është i drejtë.


Ai ka sugjeruar që institucionet të punojnë më shumë në informimin e qytetarëve përmes mediave.

“Mendoj se në këtë kohë nga ana e Qeverisë së Kosovës është një vendim normal, vetëm se duhet të punojnë më shumë medialisht për t’i bindur qytetarët… Prandaj, ai që mendon të jetoj këtu, duhet ta ketë atë patent-shofer. Nuk duhet ngarkuar qytetarët me disa detyrime, që të paguajnë diçka shtesë për leje, si trajnime, ose të paguajnë taksa dhe të ngjashme, ndërsa këto procedurat tjera normale, unë nuk kam asgjë kundër kësaj…

Çdo vendim në fillim është sikur frikë, mosbesim tek qytetarët, ose mos është nënçmim një gjë e tillë për ta etj, mirëpo me kohë, ai që mendon të jetoj në Kosovë do ta pranoj këtë”, ka thënë Llaketiq.

Nemanj Nestoroviq, një qytetar tjetër nga veriu i qytetit të ndarë, thotë për KosovaPress se interesimi i qytetarëve për konvertimin e patentë shoferit është i madh.

Sipas tij, ajo që i frikëson qytetarët dhe për çka ata kërkojnë përgjigje, është fakti se çka do të ndodhë me patentët e tyre, përkatësisht nëse ato do të konfiskohen nga institucionet e Kosovës, anulohen, apo do t’ju kthehen qytetarëve.

“Nga ana politike, një vendim i tillë (i qeverisë së Kosovës) vie në një moment kur shtetet e Quintit insistojnë që kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës ta themelojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe kjo mund të interpretohet si një hap i vogël kur kryeministri Kurti dëshiron të blejë kohë dhe në këtë mënyrë dëshiron të tregoj se si ai është fleksibil, lejon favore të caktuara për komunitetin serb në Kosovë…

Gjithsesi ka interesim (nga ana e qytetarëve), por ajo që vazhdon të mbetet e paqartë dhe për çka ata kërkojnë përgjigje është se patentët e tyre të cilat janë lëshuar nga institucionet e Republikës së Serbisë në Kosovë, a do t’ju merren, anulohen, apo do t’ju kthehen qytetarëve. Kjo është ajo që mbetet e paqartë dhe që krijon frikë shtesë dhe hezitim të tyre për të filluar me procesin e ndërrimit të lejeve menjëherë’, theksoi Nestoroviq.

Në anën tjetër, analisti serb Branisllav Krstiq, tha se shumica e qytetarëve serbë të veriut e kanë pranuar me kënaqësi vendimin e qeverisë për patent shoferët.

Ai shtoi se nuk ka mundësi më që në një shtet të funksionojnë dy polici.

Krstiq potencoi se më në fund është duke ndodhur integrimi i qytetarëve të shtetit të Kosovës, ndërsa tha se afati prej tre muajsh për konvertimin e patentë shoferëve është i mjaftueshëm.

“Shumica e banorëve të veriut me kënaqësi e kanë pranuar vendimin e qeverisë tonë. Në një shtet dy polici nuk funksionojnë, që do të thotë letërnjoftimet, patentë-shoferët, të cilat janë lëshuar nga qendrat policore të qyteteve në Serbi, por me emrat Mitrovica e Kosovës, Prishtina, Peja, nuk funksionojnë më… Kjo është më duket një dorë-mundësi tepër e hapur nga shteti i Kosovës… që do të thotë jemi duke bërë një lloj integrimi të qytetarëve të shtetit të Kosovës me dokumentacion të saktë dhe kjo është diçka e mirëseardhur dhe e mirëpritur nga ana e banorëve të veriut të vendit…

Tre muaj është një afat i mjaftueshëm kohor për riregjistrimin e patentëve. Jam i sigurt se në muajt e verës, zyrat në veri, por edhe në jug, do t’i kemi të mbushura përplot me banorë të interesuar për riregjistrimin e patentë-shoferëve”, sqaroi për KosovaPress analisti Krstiq. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori