Nënshkruhen në 7:00 të mëngjesit, kur nis punën ndërrimi i parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe rikthehen për t’u nënshkruar sërish në orën 14:00, kur e përfundon orarin.
Kjo është “puna” që bëjnë dy toksikologët e QKUK-së, Pëllumb Islami dhe Demush Bajraktari, për më shumë se tre vjet.
Të vetmit specialistë në toksikologji brenda QKUK-së, ata pranojnë se nuk e ushtrojnë funksionin e tyre, por thonë se nuk kanë kushte.
Klinika e Biokimisë, ku janë të punësuar, nuk ka laborator të veçantë për trajtimin e rasteve toksikologjike.
“Nuk kemi zyrë, nuk kemi kompjuterë dhe laboratori mungon në tërësi. Në mungesë të këtyre [gjërave], është e pamundur të zhvillohet puna e specialistit të toksikologjisë”, thotë Islami.
Ngjashëm pohon edhe kolegu i tij, Bajraktari, dhe shton se kërkon mbështetje nga menaxhmenti për të funksionalizuar shërbimin e toksikologjisë.
Udhëheqësit e Klinikës së Biokimisë thonë se Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës – me të cilin dy toksikologët kanë nënshkruar kontratë – është i njoftuar me mosangazhimin e tyre.
“Dy kolegët nuk kontribuojnë asgjë, veç vijnë dhe nënshkruhen”, thotë drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli.
Sipas tij, Islami dhe Bajrakari kanë nënshkruar kontratë pune me SHSKUK-në në mars të vitit 2021 dhe që nga ajo kohë marrin pagë prej më shumë se 1.200 eurosh në muaj.
“Ata duhet të angazhohen diku, që ta arsyetojnë pagën, [sepse] kjo është zhvatje klasike e buxhetit. Ma merr mendja që edhe ata vetë nuk e ndiejnë veten mirë. Marrin pagë sikur kolegët që punojnë me orë të tëra e me fluks të madh [pacientësh]”, thotë Veseli.
Ai shton se, nëse Biokimia nuk ka kushte tash për tash, janë klinikat e tjera, si ajo e Gastroenterologjisë, Psikiatrisë apo Emergjente, që kanë nevojë për toksikologë.
Veseli thotë se SHSKUK-ja është njoftuar për gjendjen në fillim të këtij viti.
Në emailin e dërguar prej tij, të cilin e pa REL-i, shkruante, “Ky veprim [i toksikologëve] është zhvatje e buxhetit tonë dhe krijon pakënaqësi te kolegët. Andaj, kërkojmë që ata të risistemohen”.
Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, thotë se “do të veprojë duke u bazuar në ligjet në fuqi”.
Ai ka marrë detyrën më shumë se një vit më parë dhe thotë se, deri vonë, nuk ka qenë në dijeni për rastin e tyre.
Azizi thekson se, në kuadër të planit të punës për këtë vit, është ndarë buxheti për ndërtimin e laboratorit të toksikologjisë – për herë të parë në Kosovë.
“Deri kur të bëhet gati ky laborator, ata specialistë do të caktohen në detyra të tjera. Ne do ta analizojmë këtë çështje me personat kompetentë dhe do të veprojmë konform bazës ligjore në fuqi”, thotë Azizi, pa dhënë ndonjë afat kohor apo detaj tjetër.
REL bisedoi edhe me ish-drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, i cili i ka nënshkruar kontratat me toksikologët në fjalë, por ai tha se “nuk i kujtohet koha kur janë nënshkruar ato”.
“Sigurisht që ka pasur kërkesa prej institucioneve për t’u pranuar dhe, me sa më kujtohet, ka qenë çështja për sistemimin e tyre për emergjencë… A kanë punuar apo a punojnë tash… nuk e di. Ata duhet t’i raportojnë dikujt”, tha Krasniqi, pa specifikuar se për cilat institucione e ka fjalën.
“Jam pranuar me meritë”
Bajraktari thotë se në pozitën e specialistit të toksikologjisë është pranuar në mënyrë meritore, pasi ka aplikuar në konkurs publik.
Në kontratë thotë se vendi i punës i është caktuar në Klinikën e Biokimisë.
Ai thotë se ka kërkuar vazhdimisht nga udhëheqja e QKUK-së “detyra dhe përgjegjësi shtesë”.
“Marrë parasysh se shërbimi i toksikologjisë nuk ka qenë i themeluar dhe nuk ka pasur kushte të ushtrimit të profesionit – në kuptim të analizimit të mostrave për teste toksikologjike – sigurisht se kemi hasur në vështirësi”, thotë Bajraktari.
“Por, gjatë kësaj periudhe, jam angazhuar maksimalisht në definimin e procesit që ka të bëjë me themelimin e shërbimit toksikologjik në QKUK – në mënyrë që ky shërbim të funksionalizohet sa më parë – duke analizuar dhe përgatitur akte dhe udhëzime që kanë të bëjnë me shërbimin e toksikologjisë”, shton ai.
Kolegia e tij, Fitore Komoni, e cila udhëheq Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK, thotë se nuk e di që ky institucion ka toksikologë.
“Klinika e Gastroenterologjisë ka mjaft nevojë për toksikologë, në mënyrë që të vlerësohet shkalla e toksicitetit dhe problematikat tjera te pacientët. Në mungesë të tyre, ne bëjmë ekzaminime të tjera dhe e bëjmë vetë vlerësimin e situatës”, thotë Komoni.
Në Klinikën e Emergjencës thonë, po ashtu, se përpiqen t’i trajtojnë vetë rastet që kanë probleme toksikologjike.
Sipas tyre, brenda dhjetë ditësh në këtë klinikë paraqiten mesatarisht tri raste të tilla.
Derisa këta dy specialistë kanë punë, por s’e ushtrojnë funksionin, QKUK-ja ka mungesa të disa specialistëve të tjerë – sidomos të anesteziologëve – të cilat shpesh bëjnë që pacientët të mbeten në lista të gjata pritjesh.
Të dhënat e Odës së Mjekëve të Kosovës tregojnë se, vitin e kaluar, 160 mjekë kanë marrë të ashtuquajturën certifikatë të pastërtisë etiko-profesionale, që do të thotë se janë larguar nga Kosova, ose janë në proces të largimit.
Sipas kësaj ode, të larguarit – që kryesisht emigrojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian – ankohen për kushte jo të mira pune, paga të ulëta dhe keqmenaxhim.
Paga bruto e një mjeku specialist në Kosovë është rreth 1.200 euro, ndërsa në Gjermani, për shembull, arrin në mbi 4.000 euro.
Përveç stafit, sfida në QKUK shkaktojnë shpesh edhe aparaturat për diagnostikim që nuk punojnë, ose nuk shfrytëzohen, apo barnat që mungojnë, apo keqmenaxhohen. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ministri i ri i Drejtësisë viziton burgun e Idrizovës: Janë shkaktuar dëme të mëdha nga përleshja fizike
Kushtetuesja rrëzon disa nene të Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil
Rustemi: Pretendimet e Nikollovskit janë të pavërteta dhe të pabaza, me prapavijë politike
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë
Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person
Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri
Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre
IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë