LAJMI I FUNDIT:

NËNA DHE DJALI

NËNA DHE DJALI

Poezi nga: Avigdor Hameiri
Përktheu: Mimoza Erebera

Një nënë shkruan me lotin e syrit
Për djalin e saj të mirë në Jerusalem:
“Babai ka vdekur, dhe unë jam e sëmurë
Eja në shtëpi, në diasporë …
Eja në shtëpi në pranverë,
Eja në shtëpi biri i dashur.
Eja!”
Pionieri shkruan me lotin e syrit
Është viti 1924 në Jerusalem.
“Më fal, Nëna ime e sëmurë,
Nuk do të kthehem më në diasporë.
Nëse më do vërtet,
eja ti këtu dhe më përqafo.
Nuk do të jem më një endacak,
Unë nuk do të lëviz nga këtu, përgjithmonë.
Unë nuk do të lëviz, nuk do të lëviz.
Jo!”