LAJMI I FUNDIT:

Hamasi dhe Izraeli përsëri nuk pajtohen: A po shkojnë drejt fundit bisedimet për një armëpushim në Gazë?

Hamasi dhe Izraeli përsëri nuk pajtohen: A po shkojnë drejt fundit bisedimet për një armëpushim në Gazë?

Bisedimet për një armëpushim në Gazë janë afër kolapsit, ka njoftuar një zyrtar anonim i informuar mbi diskutimet.

Ai tha se kreu i CIA-s do të udhëtojë në Katar për të takuar kryeministrin Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim al Thani.

Bëhet e ditur se Katari dhe SHBA-ja do të ushtrojnë “presion maksimal” si mbi Izraelin ashtu edhe mbi Hamasin për të vazhduar negociatat, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


Ndërkohë, Hamasi ka thënë se raundi i negociatave në Kajro ka përfunduar dhe se delegacioni i tij synon të largohet drejt Gazës për t’u takuar me liderët e grupit.

Intensifikohen bisedimet për armëpushim në Gazë: Kreu i CIA-s udhëton drejt Lindjes së Mesme
Lexo po ashtu Intensifikohen bisedimet për armëpushim në Gazë: Kreu i CIA-s udhëton drejt Lindjes së Mesme

Deri më tani, bisedimet për armëpushim kanë vazhduar pa ndonjë përparim.

Kjo pasi Hamasi dhe Izraeli nuk po mund të pajtohen në një marrëveshje të përshtatshme për të dy palët.

Siç raportohet, arritja e një marrëveshjeje do të ndalonte përkohësisht ofensivën e Izraelit në Gazë dhe do të mundësonte lirimin e pengjeve.

Ndryshe, lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka filluar pasi grupi militant ka sulmuar Izraelin më 7 tetor të vitit 2023. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna

Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it

Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it

Amerika
Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Amerika
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Kalo në kategori