Voziti në gjendje të dehur, policia ia konfiskon patent-shoferin dhe e dënon me 200 euro
Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i njëjti ka vozitur veturën në gjendje të dehur.
Në njoftim thuhet se, drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Ranillug me datën 05.05.2024 në kuadër të zbatimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në Ranillug.
“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës shtetas i Serbisë i cili drejtonte automjetin me tabela Serbe. Gjatë kontrollit të dokumenteve ka ekzistuar dyshimi i bazuar se vozitësi i këtij automjeti mundë të jetë nën ndikim të alkoolit. Pasi i është bërë matja e alkoolit me alkool test i njëjti është vërtetur se ishte nën ndikim të alkoolit me 0.70 promila alkool”, thuhet në njoftim.
Policia shton tutje se të njëjtit në bazë të ligjit 08/L-186 neni 233 paragrafi 4 i është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro-ve, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muajsh dhe dy (2) pikë negative.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të
shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.
Policia sqaron se të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi
Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi
U arratis nga burgu, Policia e shpall person në kërkim Faton Hajrizin
Vetura godet për vdekje çiklistin në Prizren
"Ekstradimi i Radoiçiqit në Kosovë është i pamundur", Hasani: Kushtet e Kurtit në dialog janë për përdorim të brendshëm
Korfuzi po “thahet” për ujë, Greqia kërkon të shtrijë tubacionin te Syri i Kaltër
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?
Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos
Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit
Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë
Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën