LAJMI I FUNDIT:

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë, tashmë ka arritur mbi 1 milion.

Këtë e konfirmoi në RTV Dukagjinit, Ylli Shala nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Deri më një maj, sipas tij, është arritur numri prej 974 mijë e 543 persona të regjistruar, kurse të hënën pritet të dalin me shifrat zyrtare ku, sipas tij, veçse ka arritur numri në një milion qytetarë të regjistruar.


“Më 1 maj është afër 1 milion,  pra 974 mijë e 543 persona. Të dhënat janë deri më datën 1 maj orën 22. Është përqindja e komunave sa kanë marrë pjesë. Tash po punojmë intensivisht, sepse i kemi vetëm edhe dy javë, regjistruesit janë në teren. E kanë obligim ta përfundojmë zonën e parë tani zonën e dytë. Regjistruesit janë shumë të mirë të këndshëm”, tha ai.

Shala foli edhe për procesin e regjistrimit në komunat veriore, për të cilat tha se ka tendencë për refuzim. Ai tha se në Leposaviq e Zubin Potok nuk ka shumë refuzime, kurse Komuna e Zveçanit dhe e Mitrovicës së Veriut janë më problematike në këtë aspekt.

Ai tha se më 17 maj do të përmbyllet procesi i regjistrimit, i cili, sipas tij, është tejet i rëndësishëm për vendin.

Tutje, ai u shpreh se të gjithë qytetarët që nuk janë regjistruar, munden që në faqen e ASK-së, t’i marrin numrat kontaktues dhe të komunikojnë me ASK-në për t’u regjistruar.

Në bazë të të dhënave të deritanishme në Prishtinë janë regjistruar rreth 120 mijë banorë që përbëjnë 12.27% e qytetarëve të Kosovës. Në vendin e dytë është Ferizaji me 73 mijë banorë. Në vendin e tretë qëndron Prizreni me 65 mijë banorë të regjistruar.

Në trend Lajme

Më shumë
John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

Lajme
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Lajme
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Lajme
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze

Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze

Lajme
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së

Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së

Politikë
​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

Lajme
Kalo në kategori