LAJMI I FUNDIT:

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Shefqet Riza, babai i policit të vrarë Triumf Riza, për të cilin sot u dënua me 25 vjet burgim Enver Sekiraqa është shprehur i pakënaqur me vendimin e gjykatës.

Ai tha se ky proces gjyqësor ka zgjatur më së shumti në historinë e gjykatave të Kosovës, rreth 17 vjet.

“Me të thënë të vërtetën kurrfarë vendimi nuk është edhe ky. Është një gjykim që po zgjat më së shumti në historinë e gjykatave të Kosovës, 17 vjet. Dhe nuk po e kuptoj qysh është e mundur në këtë shoqërinë tonë me qenë më të vlefshëm kriminelët sesa një polic që është në mbrojtje të shtetit dhe ligjit”, tha ai.

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Lexo po ashtu 25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Shefqet Riza tutje në një deklaratë para mediave tha se vendimi për burgim prej 25 vjet është i ultë pasi sipas tij Enver Sekiraqa është nxitësi kryesor i vrasjes.

“Hitleri se ka vra askënd…, po Hitleri i ka nxit tjerët me bo krime kundër njerëzimit…”, tha ai.

Sipas tij, Sekiraqa është fajtori kryesor dhe është dashur të merr gjykimin e merituar.

“Po çka me bo, këto gjykata i kemi na…”, tha ai. Sipas tij, Gjykata e Apelit i ka krijuar problemet duke e kthyer procesin për gjoja çështje procedurale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Lajme
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Shtatë persona të lënduar në një aksident mes dy veturave në Mrasor të Rahovecit

Shtatë persona të lënduar në një aksident mes dy veturave në Mrasor të Rahovecit

Kronika e Zezë
Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Lajme
Në Kosovë mbi 10 mijë persona të varur nga droga, 5 mijë nga kokaina

Në Kosovë mbi 10 mijë persona të varur nga droga, 5 mijë nga kokaina

Sociale
Kalo në kategori