LAJMI I FUNDIT:

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Personeli ushtarak rus ka hyrë në një bazë ajrore në Nigeri ku janë të stacionuar trupat amerikane, pas vendimit të juntës së Nigerisë për të dëbuar forcat amerikane nga vendi.

Oficerët ushtarakë në Afrikën Perëndimore kanë kërkuar nga SHBA-ja që të tërheqë rreth 1,000 trupa ushtarak, edhe pse deri në një grusht shteti vitin e kaluar nigerianët ishin partner kyç në luftën e Uashingtonit kundër kryengritësve xhihadistë që kanë vrarë mijëra njerëz.

Në kushte anonimiteti, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane njoftoi se forcat ruse nuk po përzihen me ato amerikane, por po përdorin një hangar të veçantë në bazën ajrore 101, ngjitur me aeroportin ndërkombëtar Diori Hamani në Niamey.


Siç raportohet, lëvizja e rusëve i rrit tensionet mes të dy ushtrive në një kohë kur rivaliteti ushtarak dhe diplomatik është gjithnjë e më i ashpër për shkak të luftës në Ukrainë.

Bëhet e ditur se ambasadat e Nigerisë dhe ato ruse në Uashington nuk kanë pranuar të komentojnë në lidhje me zhvillimin, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, SHBA-ja dhe aleatët e saj janë detyruar të zhvendosin trupat nga disa vende afrikane pas grusht shtetit që sollën në pushtet grupe të etura për t’u distancuar nga qeveritë perëndimore.

Përveç Nigerisë, trupat amerikane janë larguar edhe nga Çadi, ndërsa forcat franceze janë larguar nga Mali dhe Burkina Faso.

Kjo gjendje po shfrytëzohet nga Rusia e cila po kërkon të forcojë marrëdhëniet me vendet afrikane. Për shembull, Mali është bërë një nga aleatët afrikanë më të afërt të Rusisë. Madje, Wagner është vendosur atje për të luftuar xhihadistët.

SHBA-ja ka ndërtuar bazën ajrore 201 në Nigeri me një kosto prej më shumë se 100 milionë dollarësh. Që nga viti 2018, ajo është përdorur për të shënjestruar luftëtarët e ISIS-it dhe al-Kaedas.

Por, kërkesa e nigerianëve për largimin e trupave amerikane, ngre shqetësime në Uashington për përhapjen e forcave ruse.

Deri më tash nuk është marrë asnjë vendim për të ardhmen e trupave amerikane në Nigeri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Do t'i përdorim të gjitha”, thotë Zelensky pasi Ukraina filloi sulmet me raketat Atacms të SHBA-së

“Do t'i përdorim të gjitha”, thotë Zelensky pasi Ukraina filloi sulmet me raketat Atacms të SHBA-së

Botë
Javë më parë u arrestua se shëtiti rrugëve të Teheranit e zhveshur, iraniania lirohet nga burgu – thonë se nuk do të akuzohet

Javë më parë u arrestua se shëtiti rrugëve të Teheranit e zhveshur, iraniania lirohet nga burgu – thonë se nuk do të akuzohet

Azia
SHBA mbyll ambasadën në Kiev pas paralajmërimit për

SHBA mbyll ambasadën në Kiev pas paralajmërimit për "sulm të rëndësishëm ajror"

Botë
Pas 55 vitesh, zgjidhet misteri i vrasjes brutale të adoleshentes në Nebraska

Pas 55 vitesh, zgjidhet misteri i vrasjes brutale të adoleshentes në Nebraska

Amerika
Biden miraton furnizimin e Ukrainës me mina tokësore - për përdorim kundër forcave ruse

Biden miraton furnizimin e Ukrainës me mina tokësore - për përdorim kundër forcave ruse

Botë
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
Kalo në kategori