LAJMI I FUNDIT:

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Një agjenci e OKB-së tha të enjten se rindërtimi i Gazës së shkatërruar nga lufta do të kushtojë rreth 30 deri në 40 miliardë dollarë dhe do të kërkojë një përpjekje në një shkallë të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Vlerësimet fillestare të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin për rindërtimin e Rripit të Gazës i kalojnë 30 miliardë dollarët dhe mund të arrijnë deri në 40 miliardë dollarë”, ka thënë ndihmës sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Abdallah al-Dardari, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë… Ky është një mision me të cilin komuniteti global nuk është marrë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha al-Dardari në një konferencë për shtyp në kryeqytetin jordanez Aman.


Ai shtoi se nëse rindërtimi i Gazës do të kryhet përmes procesit normal“, mund të duhen dekada dhe populli palestinez nuk e ka luksin të presë për dekada”.

“Prandaj është e rëndësishme që ne të veprojmë shpejt për të ristrehuar njerëzit në një mënyrë të denjë dhe për të rikthyer jetën e tyre në normalitet — ekonomikisht, socialisht, në aspektin shëndetësor dhe arsimor”.

“Ky është prioriteti ynë kryesor dhe duhet të arrihet brenda tre viteve të para pas ndërprerjes së armiqësive”.

Zyrtari i OKB-së tha gjithashtu se “72 përqind e të gjitha ndërtesave të banimit janë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht”.

Sipas tij, “rindërtimi duhet të planifikohet me kujdes, me efikasitet dhe me fleksibilitet ekstrem, sepse ne nuk e dimë se si do të përfundojë lufta” dhe çfarë lloj qeverisjeje të pasluftës do të vendoset në Rripin e Gazës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Amerika
Donald Trump firmos urdhrat e parë ekzekutivë

Donald Trump firmos urdhrat e parë ekzekutivë

Amerika
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk

Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk

Amerika
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Evropa
Kush do të jetë trilioneri i parë në botë? Musk dhe katër të tjerë pritet të thyejnë rekordet e pasurisë

Kush do të jetë trilioneri i parë në botë? Musk dhe katër të tjerë pritet të thyejnë rekordet e pasurisë

Botë
Shtatë pikat kyçe të fjalimit të parë të Donald Trumpit si president i SHBA-së

Shtatë pikat kyçe të fjalimit të parë të Donald Trumpit si president i SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori