Kursi i këmbimit të euros preku një minimum të ri historik ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të enjten me 100.31 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Kursi i këmbimit të Euros rezulton aktualisht në rënie me 9.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rekordi i mëparshëm kishte qenë vlera prej 100.49 lekësh, e regjistruar në korrik të vitit të kaluar.
Kursi i këmbimit të euros nisi një fazë të re rënieje qysh në fund të tremujorit të parë. Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kjo i detyrohet kryesisht rritjes së prurjeve valutore që besohet se lidhen kryesisht me turizmin. Duke patur parasysh dinamikën e të ardhurave nga turizmi, një rënie graduale e kursit gjatë tremujorit të dytë deri në pikun e sezonit veror ishte e pritshme.
Sipas agjentëve, një ndikim të vogël mund të ketë edhe festa e Pashkëve ortodokse këtë fundjavë, që shoqërohet me një numër në rritje të emigrantëve që kthehen në Shqipëri, veçanërisht nga Greqia.
Paralelisht, forcimi i lekut po mbështetet edhe nga politika fiskale shtrënguese që po vazhdon të ndjekë qeveria shqiptare. Në fund të muajit mars, suficiti buxhetor arriti një rekord të ri historik për periudhën, në vlerën e 33.4 miliardë lekëve, në rritje me 8.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vetëm pas mesit të këtij viti, me rritjen e parashikuar të pagave dhe me shtimin e ritmit të shpenzimeve kapitale, mund të pritet balanca buxhetore të fillojë të tkurret. Megjithatë, eksperienca e vitit të kaluar tregoi suficit në rritje deri në fund të muajit tetor.
Rënia e euros po mban nivele të ulëta edhe valutat e tjera kryesore. Dollari amerikan u këmbye të enjten me 93.79 lekë, paundi britanik me 117.31 lekë dhe franga zvicerane me 102.77 lekë.
Duke parë tendencat e tregut dhe raportet e pritshme të kërkesës dhe ofertës, logjika sugjeron që leku do të vazhdojë të forcohet më tej gjatë muajve të ardhshëm dhe kufiri psikologjik i 100 lekëve do të thyhet shumë shpejt. Rënia e euros apo të paktën ngadalësimi i kësaj rënieje në këto rrethana duket se mund të frenohet vetëm nga ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë e ka theksuar vazhdimisht se nuk ka ndërmend të ndërhyjë në regjimin e lirë të kursit të këmbimit. Por, rënia e vazhdueshme e inflacionit në muajt e parë të vitit 2024 mund ta justifikojë një ndërhyrje të bankës qendrore, pikërisht në këndvështrimin e objektivit të saj ligjor, të stabilitetit të çmimeve.
Ndërkohë që forcimi i lekut ka ndikuar në tkurrjen e inflacionit të importuar dhe i ka bërë më të lira mallrat dhe shërbimet që blihen jashtë vendit, nga ana tjetër ky forcim ka dëmtuar sektorët eksportues të ekonomisë shqiptare. Këtu përfshihet edhe turizmi, megjithëse ai ka e ndier më pak këtë efekt, për shkak të një cikli në rritje të fortë të sektorit dhe numrit rekord të vizitorëve të huaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj