LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Këto janë momentet e fundit të gruas së ministrit të qeverisë në Kazakistan, e cila tërhiqet zvarrë për flokë, shqelmohet dhe rrahet brutalisht nga bashkëshorti para se të pësojë traumë në tru – e pamjet janë publikuar gjatë procesit gjyqësor që shokuan opinionin në këtë vend.

Në video shihet astrologia Saltanat Nukenova, 31-vjeçe, që rrahet brutalisht nga bashkëshorti Kuandyk Bischimbayev, 43-vjeç, ish-ministër i Ekonomisë në Kazakistan, që nuk hezitoi ta sulmojë në restorantin e njërit nga të afërmit e tij, transmeton Telegrafi.

Pamjet u shpërndanë me urdhër të Gjykatës Supreme gjatë procesit gjyqësor që u zhvillua online. Ky proces gjyqësor po konsiderohet si procesi i shekullit në këtë ish-republikë sovjetike – ku dhjetëra mijëra qytetarë kanë nënshkruar peticionin që kërkon masa më të ashpra ndëshkuese për ata që kryejnë dhunë në familje.

Bishimbayev i cili rrezikon të qëndrojë prapa grilave për 20 vite nëse shpallet fajtor, pati pretenduar se gruaja e tij ndërroi jetë “nga vetëlëndimi” i shkaktuar në 9 nëntor të vitit të kaluar.

Por pamjet e kamerave të sigurisë e tregojnë një histori krejt tjetër – ku shihet politikani duke grushtuar e shqelmuar gruan e tij të pambrojtur gjatë një periudhe prej më shumë se dy orë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si krahasohet raketahedhësi i ri i NATO-s me HIMARS-in amerikan që i është dhënë Ukrainës?

Si krahasohet raketahedhësi i ri i NATO-s me HIMARS-in amerikan që i është dhënë Ukrainës?

Evropa
Drama në kufirin e dy Koreve, ushtarët e Veriut vendosën mina nga të cilat humbën vetë jetën - të shtëna paralajmëruese nga Jugu

Drama në kufirin e dy Koreve, ushtarët e Veriut vendosën mina nga të cilat humbën vetë jetën - të shtëna paralajmëruese nga Jugu

Azia
Në Rusi raportohen 139 raste me simptoma të botulizmit, shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë

Në Rusi raportohen 139 raste me simptoma të botulizmit, shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë

Evropa
Gjermanët po përgatisin një tank të ri

Gjermanët po përgatisin një tank të ri "Frankestein" për Ukrainën, do të përdoret për të rrëzuar dronët

Evropa
Shpërthim i madh në qytetin rus

Shpërthim i madh në qytetin rus

Evropa
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Kalo në kategori