LAJMI I FUNDIT:

Argjentinasja 60-vjeçare hyn në histori, kurorëzohet Miss Universe Buenos Aires

Argjentinasja 60-vjeçare hyn në histori, kurorëzohet Miss Universe Buenos Aires

Një grua 60-vjeçare në Argjentinë ka bërë histori duke rrëmbyer titullin e Miss Universe Buenos Aires.

Alejandra Rodriguez, është një avokate dhe gazetare nga La Plata dhe konkurrentja e parë 60-vjeçare që ka fituar këtë titull, shkruan People.

Në këtë garë ajo mposhti 34 konkurrente të tjera, të cilat varionin nga mosha 18 e deri tek mosha 73-vjeçare.

Foto: Alejandra Rodriguez / Instagram

Tani, Rodriguez do të garojë për titullin Miss Universe të vendit më 25 maj për të vazhduar më pas edhe për titullin botëror të garës së bukurisë të Miss Universe.

“Jam e emocionuar që po përfaqësoj këtë paradigmë të re në konkurset e bukurisë, sepse ne po përurojmë një fazë të re në të cilën gratë nuk janë vetëm bukuria fizike, por edhe një grup tjetër vlerash”, u tha Rodríguez para mediave pas fitores së saj, sipas mediave.

“Unë jam e para e këtij brezi që filloj me këtë”, theksoi tutje ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

Magazina
Heidi dhe Romeo po shijojnë lidhjen jashtë shtëpisë së BBVA, publikojnë fotografi nga xhakuzi

Heidi dhe Romeo po shijojnë lidhjen jashtë shtëpisë së BBVA, publikojnë fotografi nga xhakuzi

Magazina
Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito marrin surprizën e veçantë nga fansi

Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito marrin surprizën e veçantë nga fansi "i zjarrtë” - publikohen fotografitë e tyre në Times Square, New York

Magazina
Rita Ora tregon se pse është kaq punëtore: Kur vjen nga një vend që nuk ka pasur shumë, atëherë mësohesh me etikën e punës

Rita Ora tregon se pse është kaq punëtore: Kur vjen nga një vend që nuk ka pasur shumë, atëherë mësohesh me etikën e punës

Magazina
Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Magazina

"Gjersa Ronaldo po qante, ti po fotografoje të pasmet e tua", tifozët të ashpër me Georgina Rodriguez pas humbjes së Al Nassr

Magazina
Kalo në kategori