Trepça është kualifikuar në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Mitrovicasit në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale shënuan fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 82:69 (24:19, 21:12, 18:18, 19:20).
Pas një fillimi të barabartë, mitrovicasit u shkëputën deri në dhjetë pikë epërsi, 24:14, por me pesë pikë radhazi nga prishtinasit, çereku i parë përfundon 24:19.
‘Xehetarët’ vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, për tu shkëputur më shumë, ku epërsia më e thellë ishte 16 pikë, 38:22, derisa pjesa e parë përfundoi 45:31.
Perioda e tretë ishte më e barabartë, me bardhekaltrit që tentuan të afrohen në rezultat dhe mitrovicasit që ruajtën epërsinë e krijuar, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 63:49.
Në dhjetë minutat e fundit, kryeqytetasit ngushtuan shifrat në 75:67, megjithatë, Trepça sërish u shkëput dhe triumfoi në fund 82:69.
Më i miri te Trepça ishte Brandon Edwards me 20 pikë e 12 kërcime, derisa te Sigal Prishtina, Donte Clark dhe Malcolm Armstead shënuan nga 16 pikë.
Trepça në finale e pret fituesin e ndeshjes Peja-Golden Eagle Ylli, ku rezultati momental është 1:2 për therandasit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBarcelona nis bisedimet për transferimin e njërit prej lojtarëve kryesor të Leverkusenit
Manchester City identifikon top trajnerin si zëvendësuesin ideal të Guardiolës
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Jose Mourinho bën parashikimin e çmendur për Euro 2024 - nënvlerëson një kombëtare të madhe
Carlo Ancelotti zbulon arsyen e largimit të Jurgen Klopp nga Liverpooli
Tension në kampin e Gjermanisë – Rudiger përleshet me një bashkëlojtar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Po largohet nga Real Madridi "krahu i djathtë" i Ancelottit
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?
AMP