LAJMI I FUNDIT:

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës – flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës – flet presidentja Pirc Musar

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc  Musar ka thënë se shteti i saj e mbështet Kosovën deri në anëtarësimin e saj në të gjitha organizatat euroatlantike.

Pirc Musar tha se shpreson që lidershipi në Kosovë dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë të vetëdijshëm se duhet t’i plotësojnë kushtet.


“Çdo vend që po hynte në Bashkimin Evropian, NATO ose Këshillin e Evropës, të gjithë ne duhej të përmbushnim kushtet. Nuk është gjithmonë e lehtë, por në lidhje me Këshillin e Evropës, zemra ime është vërtetë shumë afër kësaj organizate”, tha presidentja sllovene, në intervistë për “Kallxo.com“.

Në pyetjen se a po e kushtëzon Sllovenia hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ajo tha se nuk do t`i diskutoj kushtet pasi sipas saj, “Kosova e di se çfarë duhet të bëjë’’.

“Dhe ju po pyesni një avokate nëse duhet të përmbushen marrëveshjet e nënshkruara. Pra, kjo është ajo që unë duhet të them, ‘pacta sunt servanda’. Kjo është diçka që të gjithë avokatët nuk mund të ikin prej saj dhe ky është një fakt. Dhe do të doja të them vetëm se shpresoj se lidershipi në vendin tuaj dhe në Serbi do të fitojë mençuri, fuqi dhe energji të mjaftueshme për të zgjidhur enigmat. Situata në të cilën ndodhemi aktualisht po më tregon se ka mungesë besimi. Kur ke mungesë besimi, është e vështirë të përparosh”, tha presidentja Pirc Musar.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori