LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i Liverpoolit për emërimin e Arne Slot si trajner të ri kritikohet ashpër nga ish-legjenda e klubit

Vendimi i Liverpoolit për emërimin e Arne Slot si trajner të ri kritikohet ashpër nga ish-legjenda e klubit

Ish-legjenda e Liverpoolit, Steve Nicol, e ka kritikuar ashpër vendimin e klubit për të zëvendësuar Jurgen Kloppin me trajnerin e Feyenoordit, Arne Slot.

Slot duket se është kandidati kryesor për të pasuar Kloppin kur gjermani do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit aktual.


Trajnerët si Ruben Amorim dhe Roberto De Zerbi ishin lidhur po ashtu me një kalim tek Liverpooli, ndërsa besohej se Xabi Alonso do të ishte prioriteti kryesor, para se ky i fundit të bëjë të ditur vendimin për të qëndruar tek Bayer Leverkuseni.

Slot ka fituar Eredivisien dhe Kupën e Holandës me Feyenoordin, si dhe njihet si trajner i cili integron në ekipin e parë lojtarët e rinj.

Sidoqoftë, emërimi itij në krye të Liverpoolit nuk është pritur me aq gëzim nga tifozët e klubit, e po ashtu as nga ish-lojtari Steve Nicol, i cili ka luajtur mbi 400 ndeshje për Liverpoolin.

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij
Lexo po ashtu Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

“A është kjo rezymeja e dikujt që do të udhëheq një klub të një madhësie si Liverpooli drejt titullit të Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve? Mendoj se nuk mund ta them këtë, sinqerisht”, ka thënë Nicol për ESPN.

“Kjo është e vështirë, sepse nuk mund të mendoni për dikë që mund ta zëvendësojë Kloppin. Kështu që duhet të gërmoni dhe të mundoheni të gjeni një shpjegim se kush është personi i duhur dhe duket se ata kanë vendosur se Arne Slot është ai”.

Gjithçka që ka mbetur për t’u pajtuar është një marrëveshje mes dy klubeve lidhur me shumën e kompensimit që do të paguhet nga ana e Liverpoolit, e cila mendohet të jetë rreth 8.6 milionë euro nga Daily Mail./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Trajneri i ri i Liverpoolit përmend Dritën në fjalimin e tij lamtumirës për Feyenoordin

Trajneri i ri i Liverpoolit përmend Dritën në fjalimin e tij lamtumirës për Feyenoordin

Ndërkombëtare
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Zyrtare: Juventusi emëron legjendën e klubit si trajner të përkohshëm

Zyrtare: Juventusi emëron legjendën e klubit si trajner të përkohshëm

Serie A
Kalo në kategori