LAJMI I FUNDIT:

Pogradecari nuk i ikën dot ‘zakonit të vjetër’, përfiton nga amnistia por rikthehet përsëri në burg pasi kreu një vjedhje

Pogradecari nuk i ikën dot ‘zakonit të vjetër’, përfiton nga amnistia por rikthehet përsëri në burg pasi kreu një vjedhje

Ardian Isufi është një prej të burgosurve që vuante dënimin për vjedhje, teksa del nga burgu i Drenovës, pasi fitoi lirinë nga amnistia.

Liria e tij zgjati pak më shumë se 24 orë pasi i riu nga Pogradeci do ti kthehet përsëri qelisë sepse vetëm pak minuta nga momenti kur la burgun iu rikthye zakonit të vjetër dhe bëri vjedhjen e radhës.


Një ditë më parë Isufi pasi udhëtoi nga Drenova në drejtim të Korçës, në lagjen 18 të qytetit, pa një mjet “Ford Fiessta” të lënë ndezur në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi”, pasi pronari i mjetit ishte pranë një njësie shërbimi.

Isufi pa hezituar, hyri në mjet dhe u largua me shpejtësi në drejtim të Pogradecit. Pas denoncimit të pronarit, policia bëri këqyrjen e kamerave të sigurisë në rrugën Korçë- Pogradec, duke dalluar mjetin tip “Ford Fiessta” që kalonte në aksin rrugor, por gjurmët e tij humbisnin në fshatin Lumalas. Pas kërkimeve të policisë, Isufi u vu në pranga mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet, pasi po udhëtonte me një mjet të linjës Korçë – Tiranë.

Në trend Lajme

Më shumë
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Lajme
Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar

Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar

Politikë
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori