LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit kanë arritur të shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400, që kap vlerën e qindra miliona dollarë – duke e goditur direkt me HIMARS-in amerikan.

Ushtarët ukrainas lansuan dhjetëra raketa 16 GMLRS nga sistemi raketor amerikan HIMARS, sapo detektuan radarin e këtij sistemi raketor rus, transmeton Telegrafi.

Me konfirmimin e pakos së re ushtarake nga SHBA-të në vlerë prej 61 miliardë dollarëve, ukrainasve me gjasë u është rritur vullneti dhe kjo i ka gëzuar tej mase për faktin se prej muajsh kanë vuajtur mungesën e municionit të artilerisë.


Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk
Lexo po ashtu Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Pamjet nga droni shfaqin sulmin mbi radarin e S-400 në një lokacion të panjohur diku në fushëbetejë.

I tërë sistemi raketor i S-400, përfshirë dy radarët, lansuesit dhe raketa kushtojnë rreth 800 milionë dollarë dhe rusët e konsideronin si më modernin duke pretenduar se është i papenterueshëm.

Por ukrainasit nuk e patën edhe aq problem të shkatërrojnë tre sisteme të tilla në javët e fundit – duke përdorur armët moderne që u janë dhënë nga vendet perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vritet guvernatori rus, viktima e rangut më të lartë të luftës në Ukrainë

Vritet guvernatori rus, viktima e rangut më të lartë të luftës në Ukrainë

Evropa
Trump synon BE-në dhe Britaninë e Madhe në kërcënimin e fundit tarifor

Trump synon BE-në dhe Britaninë e Madhe në kërcënimin e fundit tarifor

Botë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
Tarifat e Trumpit - çfarë janë dhe cili është ndikimi i tyre?

Tarifat e Trumpit - çfarë janë dhe cili është ndikimi i tyre?

Botë
BE thotë se 'do të përgjigjet me vendosmëri' nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

BE thotë se 'do të përgjigjet me vendosmëri' nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

Botë
Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të 'të japin pak' për t'i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump

Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të 'të japin pak' për t'i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump

Botë
Kalo në kategori