LAJMI I FUNDIT:

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Fabio Capello ka identifikuar një lojtar për të cilin ai beson se do ta dëmtojë Anglinë në Kampionatin Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani gjatë verës.

Anglia hyn në Euro 2024 si një ndër favoritët kryesorë për ta fituar këtë garë, pasi arritën në finale të edicionit paraprak Euro 2020, ndërsa ‘Tre Luanët’ ishin të pafat pasi nuk arritën ta eliminojnë Francën në çerekfinale të Kupës së Botës 2022.


Përkundër kësaj, ish-përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello, nuk beson se Anglia i ka të gjitha për ta fituar një kompeticion madhor për herë të parë që prej 1966, dhe ai beson se një lojtar në veçanti do t’i dëmtojë ata.

Duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për laureatët botërorë të vitit, Capello ka identifikuar mbrojtjen e Anglisë si një barrierë për sukses, në veçanti portierin Jordan Pickford.

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon
Lexo po ashtu Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

“Më pëlqen Anglia. Mesfushorët dhe sulmuesit e tyre janë më të mirët, Bellingham, Kane, Saka”, ka thënë Capello fillimisht.

“Problemi është mbrojtja dhe portieri. Në mbrojtje ata janë të dobët, nuk janë në të njëjtin nivel si pjesa tjetër e ekipit”.

“Kështu që kam dyshimet e mia për mbrojtësit e qendrës dhe Pickford, portierin. Ndonjëherë ai mund të jetë i mirë, por që një mbrojtje të jetë e mirë, ata duhet të kenë besim tek portieri”.

“E kam përcjellur atë, si në finale të Euro 2020, dhe vetëm 20 minuta pasi nisi ndeshja, ai filloi ta godasë topin sa më larg që mundej. Ishte sikur ai nuk donte që topi të ishte afër tij dhe e donte sa më larg që ishte e mundur”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori