Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë në kujtim të të rënëve në prillin e vitit 1998.
Haradinaj ka thënë se ata ranë heroikisht në përballje me armikun në kufirin që i ndante shqiptarët.
“Në fundin e prillit të vitit 1998, u shënuan disa nga ngjarjet më të përgjakshme të luftës çlirimtare në Dukagjin. Grupi i luftëtarëve, prej grupeve të para që ktheheshin me armët e lirisë, ranë heroikisht në përballje me armikun në kufirin që padrejtësisht i ndante shqiptarët”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj me këtë rast ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë.
“Sot, në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime të heronjve dhe martirëve, me bashkëluftëtarë, familjarë dhe kolegë, bëmë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë. Përulemi përjetësisht para veprës së tyre dhe gjithë brezave që u flijuan për liri”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 ditë paraburgim për Ljupço Palevskin
Musliu: Të hënën në veri u pa i maskuar Aleksandar Bozhoviq – shok i pjesëtarëve të grupit terrorist të Radoiçiqit
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit, orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251