U grindën për qen, avokati brazilian vret fqinjin – shtiu mbi 30 plumba mbi 73-vjeçarin
Një avokat brazilian është arrestuar pasi dyshohet se qëlloi dhe vrau fqinjin e tij 73-vjeç, pas një grindje që pati për qenin e zgjidhur të viktimës.
Kamerat e sigurisë kanë kapur Luis Franca, 33-vjeç duke nxjerrë në shitje qenin e tij, para se të nxirrte revolen dhe të shtinte mbi Manoel de Oliveria, 73-vjeç, jashtë kompleksit në juglindje të qytetit Vitoria të Brazilit.
Autoritetet thanë se kishte mbi 30 shkrepje, pasi Franca u konfrontua me de Oliveria dhe gruan e tij Marilia Peino, për shkak se qeni i tyre nuk kishte pasur litar, transmeton Telegrafi.
Pepino i tha televizionit Vitoria se bashkëshorti i saj ishte kthyer në apartamentin e tyre për të marrë revolen, dhe e futi në brez para se Franca të merr armën dhe të fillojnë të shtënat mes dyshes.
“Grindja filloi këtu. Ishim ulur, ai (Luis) filloi të na fyej. Bashkëshorti im nuk tha asgjë. Ishte ai që filloi të thotë: ‘Të kam thënë, i moshuar – t’i vendosësh litar qenit”, tha ajo.
E veja kishte tentuar të qetësojë situatën duke i kërkuar Francas të largohet. Por sipas Pepinos, Franca i kishte thënë: “Jo, të shohim kush do të vdesë i pari”.
Pepino tha se Franca “kishte shtënë i pari, para se de Oliveira të nxirrte revolen nga brezi dhe t’i kundërpërgjigjej”.
Nga të shtëna mbeti i plagosur qeni i tyre, kurse de Oliveria dhe gruaja e tij arritën të ecin disa hapa ku më pas de Oliveria u rrëzua në tokë dhe u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia arrestoi Francan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251