Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) publikoi rezultatet e referendumeve të mbajtur më 21 prill në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Procesi i votimit u organizua për të vendosur rreth largimit ose mbetjes në detyrë të kryetarëve të këtyre komunave.
Sipas të dhënave të KQZ-së, shumica e votuesve kanë vendosur kundër largimit të kryetarëve aktualë.
Megjithatë, procesi i votimit në këto komuna nuk arriti të mblidhte numrin e nevojshëm të pjesëmarrësve për të qenë i vlefshëm.
Vetëm 265 qytetarë nga komunat veriore morën pjesë në votim, një numër shumë i vogël në krahasim me të drejtuarit për të votuar.
KQZ e konsideroi votimin të dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët, ku nuk u arrit pragu prej 50+1 përqind të votuesve.
Referendumi u bojkotua nga qytetarët serbë, pasi Lista Serbe i bëri thirrje qytetarëve të mos marrin pjesë në këtë proces./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251