LAJMI I FUNDIT:

Londinezët mahniten nga delfinët që notonin në lum

Londinezët mahniten nga delfinët që notonin në lum

Vizitorët me fat të parkut në Richmond të Londrës patën rastin të shohin një numër të madh të delfinëve.

Shikuesit u surprizuan në shëtitjen e fundjavës kur atyre iu bashkuan një grup delfinësh përgjatë lumit Richmond Lock dhe Footbridge.


Disa prej kalimtarëve frikësoheshin se gjitarë ishin bllokuar në ujë andaj i thirrën edhe zjarrfikësit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Kishte disa vetura, dy zjarrfikëse nën urë dhe një tjetër që vinte, mendova se kjo ishte pak e çuditshme”, tha James Moon.

“Një nga zjarrfikësit tha se u thirrën pasi mendonin se ishin bllokuar delfinët. Ata nuk ishin të qartë sepse mund t’i shihje duke dalë në sipërfaqe e duke u ngatërruar afër njëri-tjetrit”, shtoi Moon.

Bëhet e ditur se përreth lumit kishte plot fëmijë e prindër që i shikonin gjitarët detar dhe i filmonin ata.

Ndryshe, delfinët mendohet se ishin nga Atlantiku pasi përmbanin vija të bardha në trup. /Telegrafi/