Burri që i vuri flakën vetes jashtë gjykatës së New Yorkut ku po gjykohej ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka vdekur.
Sipas policisë lokale, Maxwell Azzarello “u deklarua i vdekur nga stafi i spitalit”.
Por, koha specifike e vdekjes së tij nuk dihet ende, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Azzarello nga Florida mbante në dorë një pankartë ku paralajmëronte qytetarët për një grusht-shteti fashist nga presidenti aktual Joe Biden dhe Trump dhe më pas hodhi fletushka në ajër përpara se të digjej në një zonë të caktuar për protestuesit, në të cilat thuhet se shkruheshin disa teori konspirative.
Më pas ai nxori një kuti nga çanta e tij që besohet se përmbante një përshpejtues zjarri me bazë alkooli, duke i vënë kështu flakën vetes.
Policia reagoi menjëherë duke u përpjekur të shuante flakët me aparate zjarri dhe më pas Azzarello u dërgua menjëherë në spital ku u përshkrua si i gjallë por në gjendje kritike.
Bëhet e ditur se nga zjarri lëndime të lehta kanë pësuar edhe katër policë, edhe pse personi nuk kishte në shënjestër ndonjë person apo grup të caktuar.
Ndryshe, pavarësisht kundërshtimeve të Trump, gjyqi historik do të nis përsëri të hënën.
Trump akuzohet se ka ndryshuar në mënyrë të jashtëligjshme të dhënat e një biznesi për të mbuluar një pagesë prej 130 mijë dollarësh për aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels, gjatë fushatës së tij zgjedhore të vitit 2016. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani
Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?
Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit
A do të sjellë vdekja e Raisit ndryshime në politikën e Iranit?
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi
A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit