LAJMI I FUNDIT:

MASH kërkon të kompensohen ditët e humbura të mësimit për shkak të zgjedhjeve, SASHK kundërshton

MASH kërkon të kompensohen ditët e humbura të mësimit për shkak të zgjedhjeve, SASHK kundërshton

Ministria e Arsimit dhe Shkencës me shkrim i ka informuar shkollat se dy të mërkurat, 24 prilli dhe 8 maji, kur nuk do të punohet për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve, duhet të kompensohen në dy të shtuna, përkatësisht më 18 maj dhe 1 qershor.

MASH në shkresë thekson se duhet të plotësohet dispozita e ligjit sipas së cilës viti shkollorë zgjat 180 ditë. Përveç kësaj, shkollat fillore në Qytetin e Shkupit, janë të obliguara që më 15 qershor, e shtunë, të kompensojnë 30 nëntorin e vitit 2023, kur nuk punuan për shkak të mbajtjes së Këshillit ministror të OSBE-së në Shkup.

Për këtë obligim të tyre, MASH në shkresë thirret në draft-procesverbalin e seancës së 199 të Qeverisë, ku 30 nëntori u shpall ditë jo pune për nxënësit e shkollave fillore të Shkupit. Shkresën e MASH-it deri te shkollat e publikoi SASHK, prej ku pyesin se kur ditët e jo punës u bënë ditë pune.


“Vlerësojmë se nëse Qeveria ka sjellë përfundim të tillë që ato ditë të jenë ditë jopune për të gjithë të punësuarit në shtet, atëherë nuk shohim pse vetëm duhet të punoj arsimi fillorë. E dyta, me të vërtetë të punësuarit në arsim ndjehen të diskriminuar nga sjellja e tillë, për shkak se vetëm arsimi fillorë, nga i gjithë sektori publik, si dhe ai privat, duhet të kompensojnë ato ditë”, pohoi Jakim Nedellkov, SASHK.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Kalo në kategori