LAJMI I FUNDIT:

Bllokimi i qytetarëve të Kosovës në Serbi, Dimiq: Vendim i turpshëm i Beogradit, na kujton kohën e Millosheviqit

Bllokimi i qytetarëve të Kosovës në Serbi, Dimiq: Vendim i turpshëm i Beogradit, na kujton kohën e Millosheviqit

Bllokimi i qindra udhëtarëve të Kosovës nga Serbia në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë për hakmarrje pasi u votua në favor të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, presidentit të Perspektivës Multietnike Evropiane të Kosovës, Radomir Dimiqit, i kujton kohën e Millosheviqit.

Gazetari serb thotë për KosovaPress se vendimi i autoriteteve serbe për ndalimin dhe mbajtjen e qytetarëve e të zëvendësdrejtorit të Policisë, dëshmon se Serbia nuk dëshiron normalizim me Kosovën.

“Të martën pushteti në Serbi është munduar ta shfajësoj vetveten, kur në kufijtë e tyre në mes Hungarisë dhe Kroacisë kishte ndaluar dhe mbajtur qytetarët e Kosovës.


Kishin bllokuar kalimin përmes Serbisë disa orë, njerëzve të pafajshëm, në mesin e të cilëve kishte edhe gra dhe fëmijë. Ishte një vendim i keq dhe i turpshëm i Beogradit, vendim që na kujton kohën e kaluar të Slobodan Millosheviqit. Kësi vendimi të papërgjegjshëm nuk mund të këtë asnjë justifikim”, thotë ai.

Sipas tij, Serbia në këtë mënyrë ka dashur të manipulojë me qytetarët e saj pasi nuk pati çfarë të thoshte në KiE.

“Mendoj se këtu është fjala për diçka krejt tjetër, është hidhërimi dhe pafuqia e anës serbe, vetëm një ditë pas votimit në KiE. Kryeministri Kurti me të drejtë e ka karakterizuar këtë vendim si shkelje e të drejtave themelore të njerëzimit dhe lirisë së njeriut për të lëvizë lirshëm që bazohen në aktet ndërkombëtare, dhe askush nuk ka të drejtë të mohojë lëvizjen e rreth 300 qytetarëve.

E gjitha kjo ishte një fiasko politike e Serbisë për t’u larë para publikut dhe asaj që thoshin se ‘Serbia ka çka të thotë në KiE’. Në këtë kuptim për të mashtruar publikun është formuar tandemi ‘Daçiq-Gjuriq’ kinse Serbia është vetëm një hap prapa fitores finale”, thotë ai në shkrimin e tij për KosovaPress.

Ndonëse, Serbia po e luan rolin e viktimës, Dimiq thekson se Serbia duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve të Kosovës për ndalimin që iu ka bërë në kufij.

“Megjithatë, Kurti është treguar një arrë e fortë dhe politika e tij lehtë po kalon, pa marrë parasysh se Beogradi po e luan viktimën politike, në kuptimin se si është shkelur e drejta ndërkombëtare, se si Evropa është në anën e Kosovës, për të cilin shtet Daçiq thotë se nuk është shtet. Ndoshta edhe është presedan, por askush nuk mund ta kundërshtojë politikën që Kurti po e bënë në interes të qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa ‘famozi’ Daçiq paralajmëron luftën dhe shton se Serbia nuk do të ndalet në këtë kontekst, dhe premton se me të gjitha forcat do të pengon që ky vendim mos të miratohet në komitetin e ministrave me 16 Maj. Kjo qasje nuk është asgjë tjetër vetëm se të krijohet një iluzion në atë se si Aleksandar Vuçiqi po lufton për Kosovën, edhe pse të gjithë e dinë se me Marrëveshjen e Ohrit Serbisë i është dhënë detyrimi në rrugën drejtë BE-së.

Bëhet fjalë për detyrimin e normalizimit të raporteve me Prishtinën, e cila është edhe pjesë e Kapitullit 35. Kështu që, teza e presidentit serb ‘asgjë nuk kam nënshkruar dhe asgjë nuk është e detyrueshme’ ka rënë në ujë. Pushteti në Serbi duhet tu kërkoj falje qytetareve të Kosovës që i kanë ndaluar në kufi, duke besuar se një ditë Serbia dhe Kosova do të jenë bashkë pjesë e BE dhe në të gjitha institucionet ndërkombëtare”, thotë ai.

Sipas tij, kjo është e vetmja rrugë që Serbia dhe Kosova do të ndalen së konsideruari njëra-tjetrën si armike.

Në trend Lajme

Më shumë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Nga sot shoferët duhet t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Nga sot shoferët duhet t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Lajme
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

Lajme
Ish e dashura i shkon në shtëpi dhe e sulmon fizikisht, prishtinasi e raporton në polici

Ish e dashura i shkon në shtëpi dhe e sulmon fizikisht, prishtinasi e raporton në polici

Kronika e Zezë
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori