LAJMI I FUNDIT:

Në një vend të madh evropian, duan të ndalojnë vozitjen gjatë fundjavave?

Në një vend të madh evropian, duan të ndalojnë vozitjen gjatë fundjavave?

Vendet në Evropë po luftojnë për të përmbushur kërkesat e “agjendës së gjelbër” në mënyra të ndryshme, por disa nga propozimet janë me të vërtetë interesante.

Mund të përfshijmë gjithashtu deklaratën e ministrit gjerman të transportit, Volker Wissing, i cili tha se “potencialisht, qëllimi mund të arrihet përmes masave kufizuese që janë të vështira për t’u komunikuar me publikun, duke përfshirë ndalimin e drejtimit të automjetit gjatë periudhave të caktuara të shtunave dhe të dielave”.

Vissing i dërgoi një letër parlamentit dhe deklaroi se masat drastike janë të pashmangshme nëse ligji për klimën nuk zbatohet të paktën në fundjavë.


Emetimet e gazrave të dëmshëm në Gjermani u reduktuan gjatë vitit të kaluar në nivelin më të ulët në shtatë dekadat e fundit, por synimet e vendosura ende nuk janë përmbushur në trafik.

Sipas ligjit aktual, industritë në Gjermani duhet të reduktojnë emetimet e dëmshme me 65 për qind ndërmjet viteve 1990 dhe 2030.

Prandaj, Wissing dëshiron të nisë një aksion testimi që do të siguronte që, nëse reformat e planifikuara nuk miratohen nga parlamenti deri më 15 korrik, ministria do të detyrohet të miratojë masa që përfshijnë ndalimin e diskutueshëm të vozitjes në fundjavë. /Telegrafi/