LAJMI I FUNDIT:

Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet
Mozzik (Foto: Mozzik/Instagram)

Reperi i njohur shqiptar Mozzik, i vërteti emri i të cilit është Gramoz Aliu, është bërë zëri i fundit publik që ka reaguar ndaj rasteve tragjike të vrasjeve në familje që kanë tronditur Kosovën së fundmi.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur indinjatën e tij ndaj mungesës së një qasjeje profesionale nga institucionet përkatëse dhe ka kërkuar ndryshim në trajtimin e rasteve të tilla.

Mozzik, ka shkruar hapur për sjelljen e dëmshme dhe “burrërinë” e rreme që karakterizojnë disa nga rastet e dhunës në familje.


Ai ka vënë në dukje se mentalitete të gabuara dhe justifikime të dëmshme nga institucionet nuk zgjidhin problemin, por përkundrazi, mund të përkeqësojnë situatën.

Ky është shkrimi i plotë i reperit nga Ferizaj (pa ndërhyrje):

“Nëse raste të tilla si dhuna në familje përfundojnë në institucione me fjalë si ” Të ri bre ju mirrnu vesh se s’ju ka hije kshtu ” A vallai krejtë kemi kësi telashe ” S’ju ka hije bre e keni 1 fmi n’mes” e shumë ledhatime tjera që në disa raste unë mendoj që nuk duhet të bëhen.
“Burrëria” e një mashkulli të mllefosur që nuk po i’a lejon ish bashkëshortja fëmijen e përbashkët me pa e me e marrë …sot vranë popo e vranë një vajzë/grua/nënë . Këtu është mungesa e profesionalizmit të institucioneve përkatëse për kto lamijë . Pa asnjë diskutim që vrasjet në këto situata jan të pa justifikueshme.
Fryma që nëse femra tradhëton
” Duhet me ja dhanë plum n’ballë”
Fryma që po ma nal evladin me pa
“Veq plumi hakesh i del ksaj”
Fryma qe ja nxuna do sms grujes/femnes me njonin ” Ka me i vra te dytë “
Fryma fryma të cilat kërkojnë mekanizma shtetërore të zhdukën nga Republika jonë .
Shëndeti mendor tek ne është shumë i varfër në tërësi pa marrë parasysh që kemi mjek shumë të mirë . Ideja e të biseduarit për këto tema është ende e mbyllur nga dy gjëra: Frika , turpi .
Zoti e din se kumedit sa e sa gruaja dhunohet e rrihet besa edhe në sy të fëmijëve e nuk e dijmë as ne e as askush jashtë shtëpisë tyre .
Andaj shteti të fuqizojë mekanizmat e tyre që një grua / një vajzë / një nënë kur ka këso lloj situata mos ta mendojë 2 her por të vijë direkt te ju .
Faljuni siguri e rehati femrave , faljuni besim .
Zoti bekoftë qdo Grua Nënë që përballet me këto gjëra .
Grave që u vranë në mënyrën më të rënde Zoti i mëshiroftë, e familjarët i forcoftë!
E Gjykata ishalla e ka dorën e menën e hajrit në këto raste”, ka shkruar Mozzik në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Magazina
Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjential në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjential në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Magazina
Gjesti i drejtohet banorëve: Unë nuk i kam dy ditë shkollë, por këtu po ua dridh

Gjesti i drejtohet banorëve: Unë nuk i kam dy ditë shkollë, por këtu po ua dridh

Magazina
Gjesti tallet me të pas daljes: Ku je more Xum, të ka rënë pulsi a?

Gjesti tallet me të pas daljes: Ku je more Xum, të ka rënë pulsi a?

Magazina
Xum Allushi pas eliminimit nga gara e Big Brother: S’mund të isha një Johnny Depp shqiptar

Xum Allushi pas eliminimit nga gara e Big Brother: S’mund të isha një Johnny Depp shqiptar

Magazina
Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit

Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit

Magazina
Kalo në kategori