LAJMI I FUNDIT:

Burgu i Spaçit pritet të rehabilitohet së shpejti, parashikohet edhe një muze në përkujtim të ish të burgosurve politik

Burgu i Spaçit pritet të rehabilitohet së shpejti, parashikohet edhe një muze në përkujtim të ish të burgosurve politik

“E Kaluara e Tashme” do të jetë ekspozita e përhershme në ish-burgun e Spaçit, e cila mbart peshën e 49 portreteve të ish-të burgosurve politikë që janë ende në jetë.

Në një postim në rrjetet sociale ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja është shprehur se tashmë publiku e kushdo mund të shohë trupëzimin e 49 portreteve në një skulpturë të vetme, e cila kthehet në një monument të kujtesës kolektive, pikëtakim dhe pikënisje e procesit zhvillimor shoqëror.

“Përgëzojmë për këtë nismë dy djemtë e rinj e të talentuar, Kristian Zara (krijuesi i skulpturave dhe kurator) dhe kuratorin Arnen Sula, të cilët përmes artit risollën rrëfimet rrënqethëse të ish-të burgosurve të Spaçit”, është shprehur ministri Gonxhja.


Projekti u konceptua dhe realizua nga “Tek Bunkeri”, financuar nga Bashkimi Evropian pjesë e programit EU4Culture, zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).

MEKI do të nisë shumë shpejt me rehabilitimin e ambienteve të godinave të ish-Burgut të Spaçit, duke mos lejuar degradimin e godinave, e duke e kthyer atë në një vend kujtese. Gjithashtu, është menduar dhe realizimi i një muzeu pranë godinave të ish-burgut, ku do të ekspozohen artefaktet e trashëguara për të përkujtuar, për të mos harruar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Politikë
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Ushtarë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq

Ushtarë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq

Siguri
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Drejtësi
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Lajme
Kalo në kategori