LAJMI I FUNDIT:

QMK: Digjet mali në Jabolçishtin e Epërm në Komunën e Çashkës

QMK: Digjet mali në Jabolçishtin e Epërm në Komunën e Çashkës

Një zjarr ka rënë mbrëmë në ora 23:00 në hapësirë ​​të hapur në afërsi të fshatit Jabolçishti i Epërm në komunën e Çashkës, duke djegur malin, njoftoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Nga atje menjëherë kanë dërguar njoftim në NP “Pyjet Kombëtare” filial “Babuna” nga Velesi, nga ku kanë marrë përgjigje se do të dërgojnë punëtorë në zjarrin për ta shuar.

Sipas të dhënave të QKM-së, në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 22 zjarre në hapësirë ​​të hapur. Tetë prej tyre janë ende aktivë këtë mëngjes.


Zjarri mbi fshatin Sellcë të Tetovës, i cili digjet prej 11 prillit, është ende aktiv, pavarësisht se dy helikopterë të MPB-së dhe 10 roje të Parkut Kombëtar “Malin Sharr” dhe katër zjarrfikës janë përpjekur për të shuar zjarrin./Telegrafi/