Vajza e Bekim Jasharit, Feridja e cila mban emrin e gjyshes së saj, është fejuar sot dhe pikërisht këtë ditë ajo bëri homazhe tek varret e Hamëz dhe Feride Jasharit.
Lajmin për fejesën e saj e ka bërë të ditur vetë Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook.
Ai përmes këtij postimi potencoi se vajza e saj po nis tashmë një kapitull të ri të jetës së saj me Orgesin.
“Vajza jonë Feridja, që me krenari mbanë emrin e gjyshes, pas përfundimit të studimeve si një studente dhe vajzë e mrekullueshme, po nis një kapitull të ri të jetës së saj bashkë me Orgesin”, ka shkruar Bekim Jashari.
“Unë, bashkëshortja dhe gjithë familja jemi krenar me Feriden e re, kulturën dhe edukatën e lartë të saj, ashtu siç do të ishte edhe babushi Hamëza dhe nëna Feridja. Familja jonë për çdo vit po rritet e zgjerohet duke përtrirë emrat e më të dashurve tonë të rënë për Liri dhe duke qenë mirënjohës ndaj gjithë bashkëkombasve tanë për nderin dhe respektin e ndersjelltë”, ka theksuar ai mes tjerash.
Simbolike është fakti se mbesa e Hamëz Jasharit vendosi që pikërisht në ditën e fejesës së saj të vizitonte varrezat e gjyshit dhe gjyshes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251