LAJMI I FUNDIT:

Ameti: Në shuarjen e zjarrit në Malin Sharr është përfshirë edhe një helikopter

Ameti: Në shuarjen e zjarrit në Malin Sharr është përfshirë edhe një helikopter

Kryeshefi i zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ameti sot në një konferencë për shtyp njoftoi se zjarri në Malin Sharr ende është aktiv, ndërsa në shuarjen e zjarrit është përfshirë edhe një helikopter, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Zjarri është dy kilometra larg fshatit Sellcë. Është një terren shumë i vështirë për të depërtuar”, tha Ameti


Ameti thotë se për momentin në shuarjen e zjarrit janë aktivizuar Drejtoria për Menaxhim me Malin Sharr, Zjarrfikësit e Tetovës.

Nga Qendra me Menaxhim me Krizat, thotë Ameti, kemi kërkuar që të aktivizohen helikopterë dhe avionë, mirëpo deri tani kemi aktiv vetëm një helikopterë./Telegrafi/