Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro
Kanë nisur punimet për fillimin e fazës së dytë të punimeve për ndërtimin e Unazës Qendrore në Prishtinë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh optimist që projekti do të finalizohet brenda 120 ditësh, transmeton Telegrafi.
“Do ta kemi drejtpërdrejt lidhjen me Arbërinë, pjesë e cila ka mbi 30 mijë banorë. Do të ketë ndërlidhje edhe të Arbërisë me qendër, po krijojmë infrastrukturë edhe për këmbësorë. E kemi dizajnu ne vet jam optimist që nuk do të ketë asnjë pengesë. Jemi në kohë vere, ku mundësia për punë është shumë më e mirë. E kemi një pozicion që nuk duhet të paraqet asnjë problem, dhe besoj që nuk do të kemi. Besoj që brenda 120 ditëve ta përfundojmë lidhjen e unazës së brendshme të Prishtinës”, theksoi ai para mediave.
Rama foli edhe për disa projekte që do të nisin gjatë vitit 2024, duke shtuar se Prishtina do të frymojë më lirshëm.
Ndërsa, drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi tha se projekti i Unazës Qendrore do të bëjë transformimin e zonës.
“Projektet e mëdha normal që e duan kohën e vet dero te nënshkrimi. Sot fillojmë punimet, ku në plan dinamik janë 120 ditë, 3.3 milionë është kostoja e projektit. Do të kemi transforimim të krejt zonës, do të ketë ndryshim të kahjes së komunikacionit, mbi 30 përqind do ta shkarkojë trafikun nga qendra”, tha Xhaferi/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
"Holiday In 2” ofron stilin e jetesës që ju meritoni
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Apsurdi BSPK
Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'