LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kujton vëllain Enverin: Me plagë lufte në trup, i’u ndërpre jeta nga një dorë që donte të mbillte vëllavrasje

Haradinaj kujton vëllain Enverin: Me plagë lufte në trup, i’u ndërpre jeta nga një dorë që donte të mbillte vëllavrasje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllezërit Shkelzenin dhe Enverin në përvjetorin e përjetësimit.

Haradinaj ka thënë se përvjetorët na rikthejnë në kujtimin e vlerave, fisnikërinë dhe heroizmin e të rënëve për liri.

“Përvjetorët na rikthejnë në kujtimin e vlerave, fisnikërinë e heroizmin e mijëra djemve e vajzave që nuk kursyen asgjë për lirinë e për vendin. Edhe mua po më rikthehen krejt e me radhë, ndër të cilët edhe vëllezërit e mi, Shkëlzeni që ra në vijën e frontit në Maznik, Luani në Qafë Mullar, por edhe Enveri, të cilit me plagë lufte në trup, nga një dorë që donte të mbillte vëllavrasje ndër shqiptare, i’u ndërpre jeta në ditën e sotme të para 19 vjetëve”, ka thënë Haradinaj.


Haradinaj ka shtuar se rënia heroike e shumë djemve e vajzave na është bërë betim ta çojmë amanetin e tyre në vend.

“Kanë shumë virtyte për të cilat i kujtojmë sot, vëllezërit e mi e shumë e shumë të tjerë e që rënia e tyre na është bërë betim ta çojmë amanetin e tyre në vend, që gjithmonë të jemi në shërbim të Atdheut. Enverin e kujtoj për mirësinë, për përkushtimin, për kurajon e vendosmërinë, e mbi të gjitha për dashurinë e paskaj që kishte për njerëzit! Gjithmonë në nderim e i përulur para dëshmoreve të Kombit! I përjetshëm kujtimi!”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/