LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Votimi në Strasburg do të jetë sfidues, por Kosova do të triumfojë

Tahiri: Votimi në Strasburg do të jetë sfidues, por Kosova do të triumfojë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri që është pjesë e delegacionit kosovar në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka treguar se dy ditët e ardhshme janë shumë të rëndësishme për Kosovën.

“Procesi i votimit në tërësi do të jetë sfidues, disa vende si Spanja dhe të tjera kanë folur hapur kundër anëtarësimit tonë, por besoj kësaj radhe do të triumfojmë, pasi që mbështetja e vendeve mike është e parezervë ndërsa angazhimi i Delegacionit ka qenë i vazhdueshëm dhe shumë unik e serioz”, është shprehur Tahiri një ditë para fillimit të diskutimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se “janë dy ditë, e hëna dhe e martja kur do të ketë votime në komitete dhe në Asamble Parlamentare, janë dy ditë historike” për Kosovën drejtë anëtarësimit në KiE.


Fushata e Vuçiqit kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE - iu dërgon 14 letra liderëve evropianë që të rishqyrtohet vendimi
Lexo po ashtu Fushata e Vuçiqit kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE - iu dërgon 14 letra liderëve evropianë që të rishqyrtohet vendimi

“Komiteti për Barazi dhe Mos diskriminim, te pika e katërt e rendit të ditës do të diskutojë raportin për aplikimin e Kosovës në APKE. Po ashtu, të njëjtën ditë, në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut do të diskutojë raportin për aplikimin e Kosovës në APKE”.

“Janë dy ditë, e hëna dhe e martja kur do të ketë votime në komitete dhe në Asamble Parlamentare, janë dy ditë historike”, ka deklaruar.

Agjenda

Dita 1:

Të hënën, më,15 prill 2024, nga ora 14:00 -15:15, Komiteti për Barazi dhe Mos diskriminim, te pika e katërt e rendit të ditës do të diskutojë raportin për aplikimin e Kosovës në APKE. Po ashtu, të njëjtën ditë, në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut do të diskutojë raportin për aplikimin e Kosovës në APKE.

Dita 2:

Të martën, më 16 prill 2024, mbahet takimi i Asamblesë Parlamentare. Ky sesion pranveror i Asamblesë Parlamentare i Këshillit të Evropës është i një rëndësie historike. Këtë ditë, diku rreth orës 16:00, do të zhvillohet debat për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në këtë sesion do të diskutohet raporti i znj. Dora Bakoyannis, i cili duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve e prezentë.

Asambleja Parlamentare i ka 46 shtete anëtare me gjithësej 302 anëtarë plus 306 zëvendësues. Janë 34 shtete që na kanë njohur, ndërsa 14 që nuk na kanë njohur. Në qoftë se votimi është i sukseshëm, i njëjti raport do të procedohet te Komiteti i Ministrave, takim i cili do të mbahet më 16 dhe 17 maj 2024.

Po ashtu, të martën nga ora 10:30-12:30, Komiteti për Politikë dhe Demokraci, në sallën 9, do të diskutojë për raportin konsultativ për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, për të cilin do të flasë raportuesja për Kosovën, znj. Bakoyannis. Në këtë takim do të paraqiten edhe dy raportet e tjera të dy komiteteve që kanë ndihmuar në hartimin e opinionit konsultativ.

“Procesi i votimit në tërësi do të jetë sfidues, disa vende si Spanja dhe të tjera kanë folur hapur kundër anëtarësimit tonë, por besoj kësaj radhe do të triumfojmë, pasi që mbështetja e vendeve mike është e parezervë ndërsa angazhimi i Delegacionit ka qenë i vazhdueshëm dhe shumë unik e serioz”, ka shkruar .

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori