Videoja e publikuar së fundmi tregon se sa shpejt gjërat mund të shkojnë keq gjatë një gare me vetura
Herë pas here, hasim në video që na kujtojnë se sa të rrezikshme mund të jenë garat me vetura.
Ajo që nisi si një udhëtim i zakonshëm në një ngjarje të Formula Drift në Long Beach të Kalifornisë, shpejt u shndërrua në një incident të frikshëm që fatmirësisht nuk përfundoi me ndonjë lëndim serioz.
Kevin Darwish publikoi një video në YouTube ku dokumentoi përvojën e tij “pothuajse të djegur” gjatë udhëtimit brenda një veture Mustang RTR të drejtuar nga James Deane, përcjell Telegrafi.
Udhëtimi filloi mirë, por pas dy kthesash nga vetura filloi të dalë tym i cili shpejt u shndërrua në zjarr.
Zakonisht, duhen pesë sekonda që zjarri të depërtojë brenda automjetit, kështu që Darwish dhe Deane shpejt kanë filluar të zvarriten nga ulëset dhe të dalin nga vetura.
Edhe pse ata e shtypin atë që duket të jetë butoni për shuarjen e zjarrit, për më pak se një sekondë zjarri bëhet më i fortë nga sa mund të përballojë ai buton.
Bëhet e ditur se edhe pse vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme, të dy Deane dhe Darwish kanë shpëtuar pa lëndime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Standardi evropian: A e dini se për çfarë shërbejnë mbulesat e vogla në pjesën e përparme dhe të pasme të automjetit?
E kishte aktivizuar opsionin e vozitjes autonome – Tesla për pak sa nuk u përplas në trenin në lëvizje në Ohio
Servisi më i shtrenjtë se vetura, Rolls-Royce i prodhuar në vitin 2004 kushtoi 70 mijë dollarë – për riparim u shpenzuan 79 mijë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251