LAJMI I FUNDIT:

Nga 4,267 metra lartësi u hodhën me parashutë për ta ndjekur eklipsin diellor në Teksas

Nga 4,267 metra lartësi u hodhën me parashutë për ta ndjekur eklipsin diellor në Teksas

Gjatë eklipsit diellor të së hënës, një video dramatike vjen nga Teksasi, kur një grua dhe babai i saj u hodhën me parashutë për të qenë dëshmitar i fenomenit të rrallë.

Ata u hodhën me parashutë nga aeroplani në një lartësi prej 4267 metrave – duke parë nga ajri kur qielli filloi të errësohet, transmeton Telegrafi.


Në pothuajse tërë Amerikën e Veriut, dhjetëra miliona njerëz ndoqën eklipsin diellor – duke u bërë tema më e diskutuar e ditës.

Në anën tjetër një fenomen i tillë do të mund të shihet sërish në vitin 2044, kjo edhe ishte arsyeja pse kishte interesim të madh të hënën për hedhje me parashuta.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë shpërndarë në masë të madhe të gruas dhe babait të saj. Për ta shikuar videon klikoni KËTU. /Telegrafi/