LAJMI I FUNDIT:

Policia gjobit biçiklistët e motoçiklistët në sheshet e Prishtinës dhe konfiskon gjashtë trotinetë

Policia gjobit biçiklistët e motoçiklistët në sheshet e Prishtinës dhe konfiskon gjashtë trotinetë

Policia e Kosovës ka konfiskuar gjashtë trotinetë në Prishtinë (për tre muaj) dhe ka gjobitur ngasësit e biçikletave e të motoçikletave.

Krejt kjo është bërë duke u bazuar në Ligjin e ri për Rregullat e Trafikut Rrugor që ka ashpërsuar gjobat për shkelësit e rregullave në komunikacion.


“Zyrtarët e stacionit policor të qendra në Prishtinë, sot bazuar në ligjin e ri të trafikut, kanë bërë gjobitjen e ngasësve të biçikletave , motoçikletave si dhe sekuestrimin 6 trotinetëve (për tre muaj). Gjobat janë shqiptuar për qarkullim nëpër sheshet e zonës qendër, ku qarkullimi i mjeteve të sipër shënuara është i ndaluar me ligj”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.

Nga 3 prilli, në Kosovë kanë hyr në fuqi masat e reja ndëshkuese për të gjithë shkelësit e rregullave të trafikut. /Telegrafi/