LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen çmimet marramendëse të biletave për finalen e Ligës së Kampionëve

Zbulohen çmimet marramendëse të biletave për finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA ka zbuluar çmimet zyrtare të biletave për finalen e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet ne ‘Wembley’ të Anglisë.

Çmimet e biletave për tri finalet e meshkujve në garat e UEFA-s dhe për Superkupën e UEFA-s, janë publikuar nga organi drejtues i futbollit të enjten. Në një njoftim në uebfaqen e tyre zyrtare, UEFA ka konfirmuar se tifozët e ekipeve pjesëmarrëse dhe publiku i përgjithshëm, mund të blejnë “shumicën e biletave”.

Për finalen e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në ‘Wembley’ më datë 1 qershor, për shembull, tifozët dhe publiku i përgjithshëm mund të jenë në gjendje të marrin 60 mijë nga 86 mijë bileta në dispozicion.


Biletat tjera të mbetura do t’i takojnë strukturave organizative lokale, shoqatave kombëtare të UEFA-s, partnerëve tregtarë, transmetuesve dhe UEFA-s.

Njësoj si në vitet paraprake, tiketat e publikut të përgjithshëm nuk do të shiten menjëherë, por njëherë do të shiten përmes një lotarie e cila do të organizohet pas përfundimit të aplikimit për bileta.

Por, sa do të kushtojnë këto bileta? Dy ekipet që arrijnë finalen do të marrin secila nga 25 mijë bileta, ndërsa biletat tjera të mbetura do t’i ofrohen për shitje tifozëve anembanë botës në uebfaqen zyrtare të UEFA-s.

Biletat më të lira variojnë deri në 60 euro aty ku përfshihen edhe kategoritë e personave me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë biletat tjera ndahen varësisht nga kategoria. Çmimet e kategorisë 3 sillen rreth 160 euro, ato të kategorisë 2 rreth 430 euro ndërsa ato të kategorisë së parë janë gjithashtu në dispozicion në vlerë prej 610 eurosh.

Bileta më e shtrenjtë ndërkohë në zonën VIP, kushton rreth 2 mijë e 900 euro./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Ndërkombëtare
“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Xhudo

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori